Kërko

Papa Pali VI (Giovanni Battista Montini) Papa Pali VI (Giovanni Battista Montini) 

Papa: Festa e Palit VI na ndihmoftë t’i bëjmë tonat idealet ungjillore

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi Solemnitetin e Rrëshajëve dhe i nxiti besimtarët t’i binden gjithnjë veprimit të Shpirtit Shenjt, në mënyrë që “jeta e tyre të ngrohet e të ndritet përherë nga dashuria, që dikon Shpirti i Zotit ndër zemra”.

R. SH. - Vatikan

Në përshëndetjet pas përfundimit të katekizmit, Françesku kujtoi se pasnesër do të kremtohet festa liturgjike e Papës Pali VI. Shembulli i këtij ipeshkvi të Romës, që arriti në majat e shenjtërisë - uroi - e inkurajoftë secilin prej nesh t’i bëjë bujarisht të vetat idealet ungjillore.

Më pas Ati i Shenjtë i drejtoi përshëndetjen e tij të moshuarve, të rinjve, të sëmurëve e të sapomartuarve.

Në përfundim, porosia, për të gjithë besimtarët:

“Në atmosferën e përgatitjes së Solemnitetit të Rrëshajëve, tashmë fare pranë,  ju nxis t’i bindeni gjithnjë veprimit të Shpirtit Shenjt, në mënyrë që jeta jonë të ngrohet e të ndritet përherë nga dashuria, që dikon Shpirti i Zotit ndër zemra”.

Së fundi, bekimi  papnor për të gjithë!

27 maj 2020, 12:39