Kërko

Vatican News
 Logo e COMECE Logo e COMECE  

Evropa: “Thirrja e Comece për refugjatët: ‘dinjiteti njerëzor nuk është në karantinë’”

Comece bën thirrje për refugjatët: “Të pranohet zhvendosja e atyre që kërkojnë strehim politik nga ishujt grekë, ku ndodhen aktualisht, drejt vendeve të tjera evropiane!”.

R. SH. - Vatikan

“Të tregohet bujari e, prej këndej, të pranohet zhvendosja e atyre që kërkojnë strehim politik nga ishujt grekë, ku ndodhen aktualisht, drejt vendeve të tjera evropiane, duke e reduktuar në kulm  rrezikun e infektimit  nga Coronavirusi në kampet e duke u krijuar mundësinë për trajtimin e  duhur shëndetësor të atyre, që janë infektuar tashmë”. Kjo është ftesa e Komisionit të Konferencave Ipeshkvnore të Bashkimit Evropian (Comece), drejtuar Evropës: “Jemi në shtëpitë tona, tejet të trembur. Mendo, pastaj, si duhet të jenë njerëzit më të ligshtë, si duhet të ndjehet kush ndodhet në kampet e refugjatëve! Njerëz, të cilët nuk kanë as ilaçe e asgjë tjetër, që u duhet ngutshëm në këtë situatë”. Kështu shprehet kryetari i Comece, kryeipeshkvi i Luksemburgut, kardinali Jean-Claude Hollerich. Pandemia e Koronavirusit, me ndikim të jashtëzakonshëm mbi shoqërinë e mbarë botës, po e tregon fytyrën e vet më të errët posaçërisht kur bëhet fjalë për popullsitë më të ligshta, për njerëzit më të brishtë, për refugjatët, që jetojnë në qendra a strehime të mbipopulluara, me shërbime shëndetësore të kufizuara, që shpesh edhe mungojnë fare.

Qendra Evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve  vëren se njerëzit më të pambrojtur, duke përfshirë edhe migrantët pa dokumente,  kanë nevojë për ndihmë  suplementare.

17 prill 2020, 13:02