Kërko

Vatican News
 Bazilika e Shën Françeskut të Asizit Bazilika e Shën Françeskut të Asizit  (Public Domain)

Shtyhet për në nëntor Ekonomia e Françeskut. Më 21 Papa do të jetë në Asizi.

Komiteti organizator i nismës, duke pasur parasysh vështirësitë e dymijë të rinjve, nga 115 vende, për të lëvizur, e zhvendosi në nëntor takimin e Asizit. Papa Françesku do të jetë në Umbria më 21 të të njëjtit muaj.

R. SH. - Vatikan

Udha drejt Asizit vijon me entuziazëm edhe më të madh: ky, njoftimi, që lexohet në një notë të organizatorëve të “Economy of Francesco”, ngjarje e dëshiruar nga Papa, i cili i fton të rinjtë për krijimin një ekonomie të re. Takimi i madh duhet të mbahej në fund të marsit por, duke pasur parasysh vështirësitë në organizimin e zhvendosjes, e edhe për shkak të koronavirus-it, nisma u zhvendos për muajin dhjetor.

Por kjo nuk e pengon aspak vijimin plot entuziazëm të organizimit të këtij takimi, që pritet me interes nga mbarë bota e që parashikon pjesëmarrjen e e rreth 2000 të rinjve, nga 115 vende. Papa Françesku do të jetë në Asizi  më 21 nëntorin e ardhshëm për t’i takuar të rinjtë të cilët, ndonjë ditë më parë, do të marrin pjesë në laboratore, dialogë e biseda mbi ekonominë. Ndërsa të shtunën, më 28 mars, në Sallonin papnor të Kuvendit Kishtar të Asizit, parashikohet lidhja Webinar, një lloj “conference-call”, me të rinjtë e vendeve pjesëmarrëse, për vijimin e udhës së nisur.

03 mars 2020, 13:16