Kërko

Vatican News
Papa si affaccia a finestra, saluto a fine Angelus Papa si affaccia a finestra, saluto a fine Angelus  (ANSA)

Papa: Tweet, ’Kreshmët janё kohë për shndërrimin e zemrave tona të ngurta’

Papa nё një tweet të ri botuar sot nё faqen @Pontifex: "Lutja kreshmore mund të marrë forma të ndryshme, por ajo që ka rëndësi nё sytë e Zotit ёshtё qё lutja tё rrëmojë brenda nesh, duke arritur deri në skërfitjen zemrës sonë tё gurtë për ta konvertuar atë".

R.SH. - Vatikan

"Lutja kreshmore mund të marrë forma të ndryshme, por ajo që ka rëndësi nё sytë e Zotit ёshtё qё lutja tё rrëmojë brenda nesh, duke arritur deri në skërfitjen zemrës sonë tё gurtë për ta konvertuar atë". Kjo shpresa e shprehur nga Papa Françesku, pёrmes një tweet-i të ri botuar sot nё faqen e internetit @Pontifex.

Gjatё Kreshmёve, Papa Françesku na porosit në radhë të parë, lutjen, hapjen e zemrës plot besim tek Zoti. Lutja është takim personal me Të, pa frikë e pa droje, pati pohuar mё 10 shkurt 2016 Papa Bergoglio, ditën e parë e Kreshmëve 2016, duke shtuar se kreshmët janё kohë e volitshme për t’ia hapur zemrёn Zotit dhe pёr t'ua hapur zemrën të tjerëve.

Lutje, pra e rikthim tek Zoti, në këto ditë kreshmore e pendestare, shoqëruar me ftesën: “Mos ikni nga drita! Kthehuni tek unë - na fton Zoti - me gjithë zemër; jo vetëm me ndonjë akt të jashtëm, por me gjithë thellësitë e vetvetes.

“Kreshmët janë udha që çon nga skllavëria, në liri; nga vuajtja, në gëzim; nga vdekja, në jetë”.  “Kreshmët janë udhë pendese e lufte kundër së keqes, duhet të kemi guximin ta hedhim poshtë gjithçka na çon jashtë rruge, vlerat e rreme, që na mashtrojnë duke na tërhequr në mënyrë djallëzore, egoizmin tonë”. Ky, pohimi i Françesku në lutjen të Engjëllit të Tënzot tё 18 shkurtit 2018.

Jezusi na fton ta jetojmë lutjen, bamirësinë e pendesën, pa u lëkundur, vërtetësisht, duke e mundur hipokrizinë, kujton Papa Bergoglio  e uron që Kreshmët të jenë kohë e përshtatshme për ta krasitur falsitetin, mendësinë e botës, indiferencën, për të mos menduar se gjithçka shkon si s’ka më mirë, për të kuptuar se ajo që vlen, nuk është miratimi i turmave, kërkimi i suksesit, por pastërtia e zemrës dhe e jetës. Për të rigjetur identitetin e krishterë, duhet tё lirohemi nga egozimi e tё rizbulojmё dashurinë që shërben. Kreshmët, pra, janë për të rizbuluar se jemi krijuar për zjarrin që nuk shuhet kurrë, për Zotin, për përjetësinë e Qiellit, jo për botën.

09 mars 2020, 18:25