Kërko

Vatican News

Papa në Shёn Martё lutet për paqen në familje në këtë kohë të vështirë

Në Meshën kremtuar sot paradite në Shёn Martё, Papa Françesku u lut në mënyrë të veçantë pёr familjet që në këtë kohë të vështirë të ruajnë paqen, gëzimin dhe qëndresën nё gjirin familjar. Një lutje tё posaçme edhe për njerëzit me paaftësi ndryshe. Në homelinё e tij Papa komentoi shёmbёlltyrёn e të djalit plangprishës e tё atit tё mëshirshëm.

R.SH. - Vatikan

Në kremtimin e Meshës sё gjashtë (VIDEO e PLOTË) transmetuar drejtpërdrejt nё streaming nga Kapela e Shёn Martёs, Papa Françesku vazhdoi të lutej për të sëmurët nga Kovidi-19, duke ua drejtuar një mendim të posaçëm familjeve, veçanërisht atyre qё janё me persona me aftësi ndryshe. Këto fjalët e Papës Bergoglio në fillim të kremtimit tё Eukaristisë Shenjte.

Vazhdojmë të lutemi për të sëmurët në këtë pademi. Sot do të doja të kërkoja një lutje të veçantë për familjet, pёr ato familje që me sot me nesër u gjenden me fëmijët në shtëpi, sepse shkollat janë të mbyllura për sigurinë dhe duhet të organizojnë e menaxhojnë një situatë të vështirë, madje duhet ta menaxhojnë atë të mirë, me paqe e edhe me gëzim. Në mënyrë të veçantë mendoj për familjet me disa njerëz me aftësi ndryshe, me handikap. Qendrat e pritjes ditore për njerëzit me aftësi ndryshe janë mbyllur, dhe personat mbesin në familje. Të lutemi për familjet që të mos e humbasin paqen në këtë kohë dhe të jenё në gjendje ta çojmë përpara të gjithë familjen me forcë shpirtërore, qëndresë dhe gëzim.

Në homelinё e Meshёs sё sotme, Papa Françesku komentoi pjesën e Ungjillit tё ditës kushtuar djalit plangprishës dhe atin e mëshirshëm, propozuar nga Liturgjia e ditës (Lk 15, 1-3.11-32).

Shpesh herë e kemi dëgjuar këtë pjesё të Ungjillit. Kёtё shёmbёlltyrё tё djalit tё humbur e tё gjetur e tё atit tё mëshirshëm Jezusi e thotë nё një konteksti të veçantë: " Atij ju afruan të gjithë publikanët dhe mëkatarët pёr ta dëgjuar". Farisenjtë e skribёt nynykatnin "Ky njeri i pranon mёkatarёt – thoshin -  dhe po ha me ta ".E Jezusi përgjigjet me këtë shёmbёlltyrё. Çfarë thonë? Njerëzit, mëkatarët i afrohen në heshtje, nuk dinë çka të thonë, por prania e tyre thotë shumë gjëra, dëshironin të dëgjonin. Çfarë thonë doktorët e ligjit? Kritikojnё. "Ata murmuritën, nynykatnin" thotë Ungjilli, duke u përpjekur të fshijnë e sulmojnë autoritetin që Jezusi kishte tek njerёzit. Kjo është shpifja e akuza e madhe: "Ai ha me mëkatarët, ёshtё i papastёr”.

 Njerëzit i afrohen Jezusit, kërkojnë shpetimin

Në vazhdim tё homelisё sё  tij, duke komentuar Ungjillin mbi djalit  e humbur e tё gjetur dhe atin e mëshirshëm, Papa Françesku vuri në dukje se "njerëzit e ndjejnë nevojën e shpëtimit. E njerëzit i afrohen Jezusit sepse nё Tё  shohin njё bari, sepse ndjejnë nevojën pёr t’u ndihmuar për të ecur në udhёn e jetës. E Jezusi e ndjen këtë nevojë qё kanё njerёzit. Të tjerët, doktorët ndjehen të vetёmjaftueshëm: 'Ne kemi shkuar në universitete, unë bëra një doktoraturë, jo, dy doktoratura. E di mirë, shumё mirë, e di mirё se çfarë thotë ligji; madje i njoh tё gjitha ligjet, qё tё gjitha, të gjitha shpjegimet, të gjitha rastet, të gjitha historitё e rasteve'. E ndjehen tё vetёmajftueshёm dhe i përçmojnë njerëzit, përbuzin mëkatarët: përbuzja e mёkatarёve” .

Zoti na lë të lirë të gabojmë, por na pret gjithnjë me krahë hapur

“Figura e atit të shëmbëlltyrës ungjillore na zbulon zemrën e Zotit”, tha Papa Françesku, duke komentuar ngjarjen ungjillore të atit të mëshirshëm, e njohur si shëmbëlltyra e djalit plëngprishës.  Papa Bergoglio vuri theksin mbi dy shenjat e dashurisë për të afërmin, që lidhen me Ungjillin e së dielës, përqendruar tek shëmbëlltyra e djalit plangprishës, ose më mirë, kujtoi Françesku, “e atit të mëshirshëm”. Në këtë shëmbëlltyrë, vërejti, na prek posaçërisht toleranca e atit, kur djali më i vogël vendos të largohet nga shtëpia. Kështu vepron edhe Zoti me ne, na lë të lirë të gabojmë, sepse, duke na krijuar, na bëri edhe dhuratën  e madhe të lirisë. Dhuratë, shtoi, që më mrekullon gjithnjë:

“Por ndarja nga ky bir është vetëm fizike; i ati e ka gjithnjë në zemër, pret plot besim kthimin e tij; nuk ia ndan sytë rrugës, me shpresë që ta shikojë duke u rikthyer. E një ditë prej ditësh  e shikon që nga larg (cfr v20). E kjo do të thotë se ai ngjitej çdo ditë mbi tarracë e shikonte rrugën, në pritje që i biri të rikthehej… Atëherë, duke e parë, u prek e vrapoi ta takonte, e përqafoi dhe e puthi. Ç’ dhembshuri e madhe! Edhe pse ai djalë s’kishte lënë gjë pa bërë. Po i ati e pranoi, ashtu siç ishte”.

Jezusi na mëson të jemi të mëshirshëm, si Ati

Njëlloj, vijoi Papa, sillet edhe me djalin e madh, i cili ka ndenjur gjithnjë pranë tij, në shtëpi, e tani, i prekur thellë, proteston e nuk e kupton  psenë e gjithë kësaj mirësie për vëllain, që gaboi aq rëndë. I ati i flet edhe atij, duke i kujtuar se nuk janë ndarë kurrë  e se e gjithçka e kanë të përbashkët:

“E kjo më bën të mendoj një gjë: kur ndokush ndjehet mëkatar, i duket vetja fare pa vlerë, a, si kam dëgjuar të më thotë shumëkush ‘Unë jam pleh!’, duhet të shkojë te Ati. E kur ndokujt i duket vetja i drejtë e thotë ‘Unë i kam bërë gjithnjë gjërat mirë’, edhe ai duhet të shkojë te ati, sepse kjo sjellje që e shtyn ta quajë veten i drejtë, është e keqe. Është fodullëk. Vjen nga djalli. Ati i pret ata, që pranojnë se janë mëkatarë, e shkon t’i kërkojë ata, që e ndjejnë veten të drejtë”.

Në këtë shëmbëlltyrë, komentoi pastaj Françesku, mund të shihet edhe një djalë i tretë, i padukshëm, Jezusi. Ky Bir-Shërbëtor - theksoi - është shtrirja e krahëve e hapja  e zemrës së Atit: Ai e priti plangprishësin, ia lau këmbët e tij të ndyra; Ai ia përgatiti gostinë për festën e faljes. Ai, Jezusi, na mëson të jemi të mëshirshëm, si Ati.

Zoti na do jashtë çdo mase e na pret me dhembshuri

Figura e atit të shëmbëlltyrës - vijoi akoma Papa -  na zbulon zemrën e Zotit. Ai është Ati i mëshirshëm që, në Jezusin, na do jashtë çdo mase, pret  të pendohemi, sa herë që gabojmë. E pret të kthehemi, kur largohemi prej Tij, duke menduar se mund të bëjmë edhe pa Të: është gjithnjë gati të na i hapë krahët, sido që të ndodhë:

“Ashtu si ati i Ungjillit, edhe Zoti vijon të na konsiderojë bijtë e tij, kur humbasim, e vjen të na takojë me dashuri, kur rikthehemi tek Ai. Gabimet që bëjmë, edhe kur janë të mëdha, nuk e skërfisin besnikërinë e dashurisë së Tij. Në Sakramentin e Rrëfimit mund të rinisim gjithnjë nga e para; Ai na pret, na e rikthen dinjitetin e bijve të Tij e na thotë: ‘Ec përpara! Ji në paqe! Ngreju e ec përpara!’”.

Pjesa e Ungjillit të Meshës së sotme nga Luka  (Lk 15, 1-3.11-32)
Në atë kohë, të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin Jezusit për ta dëgjuar. Farisenjtë e skribët nynykatnin: “Ky i pranon mëkatarët – thoshin – dhe po ha me ta.” 
Atëherë Jezusi u tregoi këtë shëmbëlltyrë: “Një njeri kishte dy djem. Djali i vogël i tha t’et: ‘Babë, ma jep pjesën e pasurisë që më takon!’ Ai ua ndau pasurinë. Mbas pak ditësh, djali i vogël mblodhi çka pati dhe shkoi në dhe të largët e atje e shkapërderdhi pasurinë e vet duke jetuar i dhënë pas vesesh. Kur shpenzoi gjithçka pati, u bë zi e madhe buke në atë vend e djali filloi ta sprovoi skamjen. Atëherë shkoi e u lidh rrogëtar te një njeri i atij vendi. Ky e dërgoi në toka të veta t’i ruajë thitë. E dëshironte ta mbushte së paku ndonjë herë barkun me kokrra çiçibunesh që hanin thitë, por askush nuk ia jepte. Atëherë i erdhën mendtë e thoshte: ‘Sa mëditësve tim atë u tepron buka, kurse unë këtu po vdes urie! Do të çohem e do të shkoj tek im atë e do t’i them: O atë, rashë në mëkat kundër qiellit e ndaj teje! Nuk jam më i denjë të quhem yt bir; më prano si një ndër rrogëtarët e tu.’
U çua dhe e mori rrugën të kthehet tek i ati. Ndërsa ende ishte larg, i ati e pa, u ngashërye, u lëshua vrap, e mori ngrykë dhe e puthi. Atëherë i biri i tha: ‘O atë, rashë në mëkat kundër qiellit e ndaj teje! Nuk jam më i denjë të quhem yt bir!’ Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: ‘Sillni shpejt petkat më të mirat e veshniani! Viniani unazën në dorë e sandalët në këmbë! Sillni viçin e majur e prenie të hamë e të gëzojmë, sepse ky, im bir, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet!’ E filluan të dëfrehen. Djali i tij i madh ndodhi në fushë. Kur u kthye e iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle, thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç’ndodhi. Ai i përgjigji: ‘U kthye vëllai yt e yt atë e preu viçin e majur pse iu kthye djali shëndosh e mirë.’ Ai u zemërua dhe nuk deshi të hyjë brenda. 
I ati doli jashtë dhe iu lut. Atëherë ai i tha t’et: ‘Qe se unë të shërbej tash sa kohë e kurrë nuk e shkela asnjë urdhër tënd. E ti kurrë s’më dhe as një edh të gostitem me miqtë e mi. Por, kur të erdhi ky – djali yt – që prishi pasurinë tënde me lavire, ti ia preve viçin e majur!’ ‘Biro – i tha i ati – ti je gjithmonë me mua, e gjithçka kam, është jotja. Porse, u desh të gëzohemi e të ngazëllohemi, sepse ky – vëllai yt – pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet’.” Fjala e Zotit

14 mars 2020, 12:16