Kërko

Vatican News

Papa në Shёn Martë lutet për familjet e mbyllura në shtëpi me fëmijë

Sot, në Meshën e mëngjesit, Papa Françesku ia drejtoi edhe një herë lutjen e tij Zotit pёr familjet, qё janё tё detyruara gjatë kësaj periudhe të qëndrojë në shtëpi për emergjencën e koronavirusit. Në homelinё e tij Papa kërkoi t’i lutemi Zotit me përvujtëri, pa mendjemadhësi duke konsideruar veten si tё drejtë.

R.SH. - Vatikan

Papa e kremtoi edhe sot Meshën e mëngjesit në transmetimin tё drejtpërdrejt nga kapela e shtëpisë sё Shёn Marta nё Vatikan, sikur po bën gjatë kësaj periudhe emergjence për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nё fillim tё kremtimit Eukaristik Papa Françesku i kujtoi sot familjet.

Sot do të doja t’i kujtoja familjet që nuk mund të dalin nga shtëpia. Ndoshta horizonti i vetëm që kanë është ballkoni. E aty brenda, familja me fëmijët, tё  rinjtë, prindërit ... që tё mund të gjejnë mënyrën  për të komunikuar mirë me njëri-tjetrin, për t’i ndërtuar marrëdhëniet e dashurisë në familje, e tё dinë t’i tejkalojnë shqetësimet e pendesat e kësaj kohë së bashku, në familje. Le të lutemi për paqen e familjeve sot, në këtë krizë e, edhe për kreativitet.

Duke komentuar leximet  biblike tё Meshёs sё ditës së marrë nga Libri i Ozesё profet (6-6), e nga Ungjilli i Lukёs, në të cilin Jezusi flet tregon shëmbëlltyrën  e fariseut e tagrambledhёsit (Lk 18,9 -14), Papa Françesku na nxit t’i kthehemi lutjes, lutjes sё pёrvujtё, sipas lutjes së atij që e njeh veten si mëkatar, qё pranon para Zotit se ёshtё mëkatar e që nuk e ka mendjemadhësinë ta konsiderojë veten më të mirë e mё tё drejt se të tjerët.

Nё vazhdim pjesё nga homelia e transkriptuar:

Fjala e Zotit që dëgjuam dje na tha: "Kthehu, kthehu në shtëpi "( krh Oz 14, 2); në të njëjtin libër të profetit Ozeja e gjejmë edhe përgjigjen: "Eja, të kthehemi te Zoti" (Oz 6, 1). Është përgjigjja , kur fjala “ktheu nё shtëpi” na prek zemrën:” Tё kthehemi te Zoti: Ai na bёri kortarё e Ai edhe do tё na shёrojё. Ai na ka goditur, Ai edhe do tё na shёndoshё. […]  Le të nxitojmë ta njohim Zotin, ardhja e tij ёshtё e sigurt porsi agimi” (Oz 6,1.3). Besimi e mbështetja nё Zotin ёshtё e sigurt: “Do tё vijë tek ne porsi shiu i vjeshtës qё ujit tokën” (rr.3). E me këtë shpresë populli do të fillojë udhëtimin për t'u kthyer te Zoti. E një mënyrë, njё udhё për të gjetur Zotin është lutja. Le t'i lutemi Zotit, le të kthehemi tek Ai.

Në Ungjillin e ditёs (krh. Lk 18, 9-14) Jezusi na mëson si të lutemi. Janë dy njerëz, njeri mendjemadh që shkon tё lutet, por për të thënё se sa është i mirë, sikur t'i thoshte Zotit: "Shiko, jam kaq i mirë: nëse ke nevojë për diçka, më thuaj, unё do ta zgjidh problemin tënd". Ai kёshtu, nё kёtё mënyrë i drejtohet Zotit! Krekosje. Ndoshta ai i bënte të gjitha gjërat që thoshte Ligji, e thotë vetё: "Agjëroj dy herë në javë, jap të dhjetën e krejt fitesёs, tё asaj që kam" (rr. 12)... "jam i mirë, jam i rregullt".

Kjo na kujton edhe dy njerёz të tjerë. Na kujton djalin e madh tё shёmbёlltyrёs sё djalit plangprishёs apo tё djalin tё humbur e tё gjetur, kur i thotë tё t’et të vet: "Unë qё jam kaq i mirё pёr mua nuk ka gosti.....". Mendjemadhësia (khr LK 15: 29-30). Tjetri, historinё e tё cilin e kemi dëgjuar këto ditë, është njeriu i pasur, një i pa-emёr, por ai ishte i pasur, i paaftë për të pasur një emër, por ishte i pasur, nuk kujdesej e nuk lodhej aspak për mjerimin e të tjerëve (krh LK 16, 19-21). Kёta janё ata që kanë sigurinë nё veten e tyre,  në para apo në pushtet.…

Pastaj është edhe tjetri, tagrambledhësi. I cili nuk shkon para altarit, jo, rri në distancë. “Ai zuri vend nё fund, nuk i bёhej as sytë t’i grejё drejtё qiellit, por rrihte kraharorin e vet e thoshte: ‘O Hyj, ki mëshirë pёr mua mëkatarin!”(Lk 18,13).Edhe kjo na kujton djalin e humbur e tё gjetur të penduar: ai i pa dhe kuptoi mëkatet që kishte bërë, gjёrat e këqijat që kishte bërë; edhe e rrihte gjoksin e vet: “Do të kthehem tek im atё e [ do t'i them]: O atё, me të vërtetë kam mëkatёnuar". Përvujtëria (krh 15, 17-19). Na kujton tjetrin, lypësin, Lazrin, te dera e pasanikut, i cili e jetonte mjerimin e tij para krekosjes të atij zotërisë sё pasur (krh. LK 16, 20-21). Kemi gjithmonë kёtё kombinim tё njerëzve në Ungjill.

Në këtë rast, Zoti na mëson si t'i lutemi, si t'i qasemi, si t’i afrohemi Zotit: me pёruvjtёri. Është një imazh i bukur në himnin liturgjik të festës së Shën Gjon Pagëzuesit. Thotë se popull iu afruan Jordanit për të marrë pagëzimin, "shpirt e këmbët zhveshur":  duke u lutur me shpirtin e zhveshur, pa truk, ma hile, pa u maskuar me virtyte. Zoti, kemi lexuam në fillim të Meshës, i fal të gjitha mëkatet, por ka nevojë që unë t'ia tregoj mëkatet, me lakuriqësinë time.

Të mos harrojmë atë që na mëson Zoti: të justifikosh veten është krenari, është mendjemadhësi e lavdërim i  vetvetes. Kjo do tё thotё maskohem me atё që unё nuk jam. E mjerimet rrinë brenda. Fariseu  e justifikoi veten. Duhet, pra, t’i rrëfej mëkatet personale  para Zotit, pa i justifikuar, pa thënë: "por, jo, unë e bëra këtë, por nuk ishte faji im...". Shpirti lakuriq. Shpirti lakuriq.

Zoti na mësoftë qё ta kuptojmë këtë, këtë qëndrim për të filluar lutjen e vërtetё. Kur e fillojmë lutjen me justifikimet tona, me sigurinë tonë, ajo nuk do të jetë lutje e vёrtetё, ajo do të jetë njё bisedë me vetveten. Ne kur lutemi me të vërtetë tё themi): "jam mëkatar!" (atëherë), me të vërtetë, bёjmё njё hap tё madh drejt Zotit. Jezusi na mësoftë këtë.

Edhe sot, Papa Françesku e përfundoi kremtimin e Meshёs me adhurimin dhe bekimin Eukaristik, duke na ftuar të bëjmë Kungimin shpirtëror.

Kjo lutja që tha Papa:

O Jezusi im, besoj se je me të vërtetë i pranishëm në tё Shenjtueshmin Sakrament të altarit. Të dua mbi gjithçka dhe Të dëshiroj në shpirt mё shumë se kurrë. Meqë tani nuk mund të të marr sakramentalisht, eja të paktën shpirtërisht në zemrën time. E pasi ke ardhur, Të përqafoj e bashkohem krejtësisht me Ty. Mos lejo qё të ndahem kurrë prej Teje.

21 mars 2020, 12:30