Kërko

Vatican News

Papa Françesku lutet për ata që vdiqën nga koronavirusi

Në Meshën kremtuar në Shën Martë, Françesku ju drejtua me një lutje të posaçme Zotit për punonjësit e shëndetësisë që vdiqën duke ndihmuar pacientët e sëmurë nga koronavirusi. Në predikimin e tij, kujtoi se Zoti është gjithmonë pranë nesh e në këtë kohë të vështirë na kërkon të jemi afër njëri-tjetrit.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku vazhdon të kremtojë Meshën në shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, në transmetim të drejtpërdrejt streaming, me mendimin e drejtuar ndaj atyre që vuajnë nga kjo pandemi e koronavirusit. Sot, ndjeti i lutjes drejtuar Zotit ishte për ata që kanë humbën jetën:

Le të lutemi sot, për të vdekurit, për ata që e humbën jetën për shkak të virusit; në mënyrë të veçantë, do të doja që të lutemi për punonjësit e shëndetësisë që kanë vdekur të këtyre ditëve. Ata e dhanë jetën në shërbim të të sëmurëve.

Në predikimin e tij, duke komentuar Ungjillin e  Meshës së sotëm nga  Mateu (5,17-19) Papa Françesku kujtoi se Zoti ynë është Zot i afërt me popullin e tij dhe në këtë moment të vështirë na kërkon të jemi afër njëri-tjetrit.

Në vazhdim të homelisë, mes tjerash, Papa Françesku tha:

Tema e të dyja leximeve të sotme është Ligji (krh. Lp 4.1. 5-9; Mt 5,17-19). Ligji që Zoti i jep popullit të vet. Ligji që Zoti deshi të na jepte e të cilin Jezusi deshi ta çonte deri në përsosmërinë maksimale. Por është edhe një gjë tjetër që na tërheq vëmendjen: mënyra me të cilën Zoti e jep Ligjin. Thotë Moisiu: "Ku ka një  popull tjetër që t’i ketë hyjnitë e veta kaq afër vetes, sikurse është pranë nesh në të gjitha kërkesat tona Zoti, Hyji ynë?!” (Lp 4,7). Zoti i jep ligjin popullit të vet me afërsi. Urdhërimet e Zotit nuk janë norma të një sundimtari, i cili mund të jetë larg, ose të një diktatori... Jo. Zoti është afër, me Ligjin e Tij tregon afërsinë ndaj nesh. Na e dimë mirë, në saje të dëftimit hyjnore, se është një afërsi atërore, se afërsia e Zotit është si afërsia e një babai, që e shoqëron popullin e vet, duke u dhënë dhuratën e ligjit. Zoti afërt. “Vërtet, cili popull tjetër i ka hyjnitë e veta kaq afër vetes, sikurse është pranë nesh në të gjitha kërkesat e lutjet tona Zoti, Hyji ynë?”. Zoti ynë, me të vërtetë, është Zot i afërt! që ecën me popullin e vet, në jetën e përditshme e gjatë tërë historisë.

18 mars 2020, 13:27