Kërko

Vatican News
2020.02.03 Papa Francesco – Udienza Sua Altezza Reale il Principe Salman bin Hamad Al Khalifa, Principe Ereditario, Vice Comandante Supremo delle Forze Armate e della Difesa del Regno del Bahrein 2020.02.03 Papa Francesco – Udienza Sua Altezza Reale il Principe Salman bin Hamad Al Khalifa, Principe Ereditario, Vice Comandante Supremo delle Forze Armate e della Difesa del Regno del Bahrein 

Papa: përpara nё dialog me Islamin, pret princin e Bahreinit

"Miq, të krishterë e myslimanë, vëllezër". Një frazë e thёnё me zemër, kjo e Papës gjatë audiencës me Princin e Mbretërisë së Bahreinit, ndërsa Ati i Shenjtё Françesku, gjatё përshëndetjes me trashëgimtarin e fronit, ia dhuroi Dokumentin mbi Vëllazërimin njerëzore, të cilin e nënshkroi një vit më parë më Abu Dabi me imamin e Madh Të Al-Azarit.

R.SH. - Vatikan

"Miq, të krishterë e myslimanë, vëllezër". Një frazë e thёnё me zemër, kjo e Papës gjatë audiencës, në Vatikan, me Princin e Mbretërisë së Bahreinit, kur gjatё përshëndetjes me trashëgimtarin e fronit, Ati i Shenjtё Françesku ia dhuroi Dokumentin mbi Vëllazërimin njerëzore, të cilin, tha "e nënshkrova një vit më parë më Abu Dabi me imamin e Madh Të Al-Azarit”, 4 shkurt 2019.

Dymbëdhjetë muaj pas asaj ngjarjeje historike, e cila shënoi një kthesë ndryshimi të pakthyeshme në marrëdhëniet ndërmjet Kishës katolike dhe Islamit, Papa Françesku ripohon rëndësinë e përforcimit të mëtejshëm të dialogut me botën myslimane. Një shembull i kësaj ishte sot audienca me Princin Salman bin Hamad Al Khalifa, shoqëruar nga një delegacion prej pesë dinjitarëve të tjerë nga Mbretëria e Bahreinit.

Një monarki e vogël e vendosur midis gjigandëve të Lindjes së Mesme, pa burime nafte, Bahreini gëzon një vëmendje të veçantë nga Selia e Shenjtë sepse, nё dallim për shembull me Arabinë Saudite fqinje, ku është e ndaluar të ndërtosh Kisha, kёtu nё Bahrein ka disa Kisha,  madje disa janё edhe shumë të lashta.

Në Bahrein, të krishterët përbëjnë 9 përqind të një popullsie prej 1.4 milion banorësh, ekzistojnë janë dy Kisha katolike dhe dy ortodokse e melkite. Ka shumë myslimanë shiitё, por vendi është një aleat i Arabisë Saudite dhe i monarkive të tjera të Gjirit.

Një nga tema e takimit privat me Papën, qё zgjati njëzet minuta, ishte edhe fakti që Bahreini është një vend i përzierë, ku të Krishterët konsiderohen si pjesë pёrbёrёse e vendit dhe jo si pakicë e kufizuar.

03 shkurt 2020, 21:15