Kërko

Vatican News
 Mbrotja nga virusi në Hong Kong Mbrotja nga virusi në Hong Kong  (AFP or licensors)

Ati Shenjtë lutet për kinezët e prekur nga virusi: “Shërim të shpejtë”- u uron

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Ati i Shenjtë u lut “për vëllezërit tanë kinezë, që vuajnë nga sëmundja e rëndë e koronavirusit!” Të vdekurit nga sëmundja, që njihet si Covid-19 nga Omsi, kanë arritur në 1115, kryesisht në Kinë, me një viktimë në Hong-Kong e një në Filipine. Për fat të mirë, ritmi i përhapjes së sëmundjes duket se po ngadalësohet.

R. SH. - Vatikan

Papa lutet për të vdekurit e të sëmurët nga koronavirusi, që Organizata  Botërore e Shëndetësisë sapo e pagëzoi me emrin Covid-19. Në përfundim të audiencës së përgjithshme, para se të përshëndeste shtegtarët italianë, Papa u lut “për vëllezërit tanë kinezë, që vuajnë nga kjo sëmundje kaq e rëndë” dhe uroi të gjejnë sa më shpejt udhën e shërimit.

Një lutje, edhe pas Engjëllit të Tënzot të 26 janarit

Françesku u shprehu afërsinë e tij njerëzve të sëmurë për shkak të virusit të përhapur në Kinë, edhe pas lutjes së Engjëllit të Tënzot të së dielës, 26 janar:

“Zoti  - pati thënë me këtë rast - i pranoftë të vdekurit në paqen e tij, i ngushëlloftë familjet dhe e  mbështetët angazhimin e madh të bashkësisë kineze,  në vijim, për ta luftuar epideminë”.

Më se njëmijë të vdekur, 44 mijë të sëmurë

Të dhënat e fundit botuar sot nga Ministria kineze e Shëndetësisë, flasin për 1115 të vdekur e 44653 raste polmonite, shkaktuar nga virusi, shumica në Hubei, provincë e Wuhan, ku më 31 dhjetor u dukën të sëmurët e parë. Të hënën  u arrit rekordi i viktimave në një ditë: 108 të vdekur! Ndërsa për vaksinën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhet pritur akoma së paku 18 muaj. Ndërsa virusi mbyt 2% të të sëmurëve, sarsi, që sëmurte pak, po mbyste shumë, pati mbytur 10%. E numri i rasteve të reja në Kinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka zbritur në 2484. Dy ditë më parë ishin 3073 të sëmurë, ndërsa para këtyre ditëve, 3900.

 

12 shkurt 2020, 14:30