Kërko

Vatican News
 Avioni kilian i humbur pa gjurmë Avioni kilian i humbur pa gjurmë  (AFP or licensors)

Ngushëllimet e Papës për zhdukjen e avionit ushtarak kilian, drejtuar në Antartidë

Në mesazh, Papa siguron popullin kilian dhe të gjitha familjet për afërsinë e tij shpirtërore. Në kërkim të avionit, një C-130 i aviacionit ushtarak kilian, me 38 vetë në bord, nga të cilët, 35 ushtarakë dhe tre civilë, po impenjohen shumë vende.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku, përmes sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, i dërgoi ipeshkvit ushtarak të Kilit, imzot Santiago Jaime Silva Retamale, një telegram ngushëllimi për zhdukjen e avionit ushtarak, në jug të Kilit. Papa - lexohet në mesazh - ndjek me shqetësim lajmet, që i vijnë nga ky vend i dashur, për humbjen e lidhjes me avionin e Forcave ushtarake, drejtuar kah Antartida. Françesku e siguron popullin kilian dhe të gjitha familjet për afërsinë e tij shpirtërore dhe i lutet Zotit t’ua mbajë të gjallë shpresën, në këto çaste pasigurie. Ati i Shenjtë lutet edhe për ata, që po bashkëpunojnë për gjetjen e të humburve pa gjurmë, pas shkëputjes  nga Punta Arenas, në Kilin jugor, ndërsa drejtoheshin nga baza antartike kiliane “Presidenti Eduardo Frei Montalva”, në kushte të favorshme metereologjike. Kërkimet vijojnë me ngulm, por shpresat për t’i gjetur të humburit janë gjithnjë më të pakta.

11 dhjetor 2019, 14:32