Kërko

 Katedralja e Tokios Katedralja e Tokios 

Japonia

Pas Tajlandës Papa viziton Japoninë, ku ka një mori takimesh e kremtimesh. Një shikim i shpejtë mbi këtë vend aziatik, me histori shumë të pasur.

R. SH. - Vatikan

Kryeqyteti: Tokio (9.555.919 banorë)

Sipërfaqja: 377.829 km2

Popullsia: 126. 786. 000 banorë

Dendësia: 336 banorë/km2

Gjuha: japoneze

Grupet kryesore etnike:japonezë (98,5%), koreanë (0,5%), kinezë (0.4%)

Feja:  shintoistë(79 %), budistë(66%), katolikë(0,42%)

Forma e qeverisjes: Monarki kushtetuese

Monedha:  yen (1,00 EUR= 118,16 JPY)

Pjesëmarrja në Organizatat Ndërkombëtare: APEK, EBRD, OCSE, OKB, vëzhguese në Këshillin e Evropës,  vëzhguese OAS, vëzhguese në   WTO.

Japonia (japonisht Nihon ose Nippon, zyrtarisht 日本国Nippon-koku ose Nihon-koku) është shtet ishullor në Azinë Lindore. Ndodhet në Oqeanin Paqësor. E quajtur simbolikisht “Vendi i lindjes së diellit”, është arkipelag, që përbëhet prej më shumë se 3.000 ishujve. Shumica e ishujve janë malorë dhe vullkanikë.

Japonia zë vendin e 10-të në botë për numrin e popullsisë, me rreth 128 milionë banorë. Zona Tokyo i Madh, që përfshin kryeqytetin dhe disa prefektura përreth, është zona metropolitane më e madhe në botë, me mbi 30 milion banorë.

Dendësia mesatare e popullsisë është 337 banorë/km². Shpërndarja e saj është e pabarabartë. Pjesa më e madhe e popullsisë përqendrohet kryesisht në ultesira, rrafshina aluvionale dhe gjatë bregdetit. Popullsia është homogjene. Gjuha zyrtare, japonishtja. Popullsia është e besimit shinto, budist dhe kristianë. Në Japoni jetojnë edhe 2 milionë banorë të huaj: koreanë, kinezë, brazilianë, filipinas, amerikanë, tajlandezë, etj. Rreth 79 % e popullsisë është përqendruar në qytete. Kryeqyteti i vendit është Tokio, një ndër qytetet më të mëdha në botë. Qytete të tjera të mëdha janë: Osaka, Kobe, Nagoya, Yokohama etj.

Marrëdhëniet e jashtme

Japonia, anëtare aktive Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori 1956, ka marrëdhënje diplomatike me pothuajse të gjitha shtetet e pavarura. Është antare e G7, BEAP dhe forumit "ASEAN Plus Three", si dhe  pjesmarrëse e Samitit të Azisë Lindore. Në mars 2007 nënshkroi një marrëveshje sigurie me Australinë; në tetor 2008, me Indinë. Është i pesti vend dhurues në botë lidhur me ndihmën zyrtare për zhvillim, me dhurimin e 9.2 miliard $ në vitin 2014. Në vitin 2017, Japonia kishte rrjetin e pestë më të madh diplomatik në botë.

Vendi ka lidhje të forta me SHBA. Që kur Japonia u mund nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët në Luftën II Botërore, të dyja shtetet lidhën marrëdhënie të ngushta në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara janë treg i madh për eksportet japoneze dhe burim i parë për importet japoneze; SHBA-të janë gjithashtu të angazhuara për të mbrojtur Japoninë, përmes vendosjes së disa bazave ushtarake. Pasi Japonia u mund në Luftën II Botërore, Ishujt e Mariane Veriore, që kontrolloheshin prej saj, kaluan nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara. Lufta la pas edhe ngatërresa të tjera ndërmjet vendit niponik dhe Rusisë,  Koresë së Jugut e, sidomos, Republikës Popullore të Kinës.

Ushtria japoneze

Japonia ka një nga buxhetet më të mëdha në botë për ushtrinë. Ushtria e vendit (Forcat Vetëmbrojtëse Japoneze– FVMJ) është e kufizuar nga neni 9 i Kushtetutës, e cila i heq Japonisë të drejtën për të shpallur luftë ose për të përdorur forcën ushtarake në mosmarrëveshjet ndërkombëtare. Kështu që Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë janë ushtri e pazakontë, që nuk ka qëlluar kurrë jashtë territorit të vet.

Ekonomia

Japonia është ndër vendet më të zhvilluara të botës. Zë vendin e parë në Azi dhe të dytin në botë pas SHBA-ve. Bujqësia, ndonëse nuk i plotëson nevojat e vendit, ka shumëllojshmëri kulturash, si pambuku, çaji, thekra etj. Industria është e fuqishme e shumëdegëshe: industria mekanike, elektronike, e informacionit, e përpunimit të qeramikës, industria kimike etj.etj. Përveç këtyre, i zhvilluar është edhe turizmi për shkak të vlerave historike të vendit, si dhe peshkimi.

Japonia ka një popullsi prej 126. 786. 000 banorë. Shtimi natyror është i ulët. Dendësia mesatare e popullsisë është 336 banorë/km2. Shpërndarja e saj është e pabarabartë. Pjesa më e madhe e popullsisë është përqendruar kryesisht në ultesira, rrafshina aluvionale dhe gjatë bregdetit. Popullsia në Japoni është homogjene. Gjuha zyrtare, japonishtja. Popullsia është e besimit shinto, budist dhe kristianë. Në Japoni jetojnë edhe 2 milionë banorë të huaj, si koreanë, kinezë, brazilianë, filipinas, amerikanë, tajlandezë, etj. Rreth 79 % e popullsisë është përqendruar në qytete. Kryeqyteti i vendit është Tokio, një ndër qytetet më të mëdha në botë.  

 Sporti

Japonia ka qënë vendi organizatore e Lojërave Olimpike në disa raste:  mikpriti Lojërat olimpike verore në Tokio, në vitin 1964: Lojërat olimpike dimërore në Sapporo, në vitin 1972 dhe Nagano në vitin 1998. Organizoi edhe Kampionatin Botëror të Basketbollit 2006. Tokio do të jetë vendi organizator i Lojërave olimpike verore 2020, qyteti i parë aziatik që organizon këtë ngjarje dy herë.

23 nëntor 2019, 08:19