Kërko

Vatican News

Papa Françesku e përfundoi vizitën në Japoni e Tajlandë

Përfundoi udhëtimi i 32-të apostolik ndërkombëtar që e solli Papën Françesku në Azi. Nga toka e Thai në tokën e Lindjes së Diellit, Papa ngriti zërin e tij në mbrojtje të jetës dhe paqes. "Qëndrimi im në këtë vend ishte i shkurtër por intensiv. E falënderoj të gjithë popullin japonez për mikpritjen e përzemërt e të veçantë gjatë kësaj vizite". Me këto fjalë, Papa Françesku u përshëndet nga Japonia.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku e përfundoi shtegtimin e tij të 32-të ndërkombëtar apostolik në Tajlandë dhe Japoni.  Qëndrimi im në këtë vend ishte i shkurtër por intensiv. E falënderoj të gjithë popullin japonez për mikpritjen e përzemërt e të veçantë gjatë kësaj vizite". Me këto fjalë, Papa Françesku u përshëndet nga Japonia, pas kremtimit të Meshës në Sophia Unversity me anëtarët e shoqërisë së Jezusit (jezuitët), përpara se të shkonte në aeroportin ndërkombëtar të Tokios dhe të hipte në avionin që e kthen pasdite në Romë e në Vatikan.

 

Ati i Shenjtë Bergoglio u nis me avion nga Tokio drejt Romës-Fiumicino, ku mbërrin rreth orës 17.05 evropiane. Në përfundim të ceremonisë së lamtumirës mbajtur në aeroportin e Tokios, Papa Bergoglio u largua nga Azia, pasi u përshëndet me ipeshkvijtë e delegacionet shtetërore të vendit si dhe mori një tufë me lule nga dy vajza me veshje tradicionale.

Tajlanda dhe Japonia kanë qenë etapat e këtij udhëtimi ndërkombëtar apostolik të Papës, i filloi të martën e kaluar, më 19 nëntor, dhe për tetë ditë me radhë pati në program takime, ceremoni, kremtime, vizita dhe dëshmi të ndryshme, Papa përforcoi në fe dy popujt aziatik dhe, në veçanti, për ngriti zërin kundër "plagës" së abuzimeve seksuale dhe shfrytëzimit të fëmijëve e të të varfërve, pastaj denoncoi fuqishëm imoralitetin e përdorimit e të posedimit të armëve bërthamore dhe inkurajoi të rinjtë për të "ndërtuar një të ardhme të bazuar mbi kulturën e vëllazërisë".

Telegrami Perandorit

Menjëherë pas nisjes së tij, me aeroplan, nga Tokio, Papa Françesku i dërgoi një telegram Perandorit të Japonisë, Madhërisë së Tij Perandorake Naruhito:

Duke u larguar nga Japonia, e rinovoj mirënjohjen dhe vlerësimin tim të thellë për Madhërinë Tuaj, anëtarët e familjes perandorake dhe të gjithë popullin japonez, për mikëpritjen e ngrohtë e bujare. Ju siguroj lutjet e mia dhe kërkoj prej Zotit për të gjitha ju bekime të begatshme hyjnore.

26 nëntor 2019, 13:20