Kërko

2019.11.03 Angelus 2019.11.03 Angelus 

Papa në lutjen e Engjёllit Tёnzot, kush e ndjek Krishtin nuk është rob i frikës, por dëshmitar i shpresës

Zoti na thërret të bashkëpunojmë në ndërtimin e historisë duke u bërë bashkë me Të veprues tё paqes dhe dëshmitarë tё shpresës në shpëtimin dhe në Ringjalljen e ardhshme. Papa gjatë lutjes sё Engjёllit Tёnzot të kёsaj sё diele nënvizon besimin qё dishepujt e Krishtit duhet të kenë në mëshirën e Tij të pafund Hyjnore dhe në vështrimin e butësisë me të cilën kujdeset pёr ngjarjet e njerëzimit që janё njё ndërthurje ndërmjet sё mirës e së keqes.

R.Sh. - Vatikan

"Do të tradhtoheni, urreheni, vriteni.. por asnjë fije floku s’do t’ju bjerё prej kresё.....Me qëndresën tuaj ju do të shpëtoni jetën tuaj”. Ky ёshtë thelbi i mesazhit tё Ungjillit të Lukёs që na ofron kjo e diel e parafundit e vitit liturgjik, porosi që përmbledh fjalën e Jezusit mbi "mbarimin e kohëve". Mbi këtë reflektoi Papa Françesku para lutjes sё mesditёs tё Engjёllit Tёnzot, pasi në predikimin e Meshës, kremtuar sot paradite në Shën Pjetёr, nё Ditën e Tretё Botërore të të Varfërve, foli për thirrjen qё ka të çdo çdonjёri prej nesh për t’i jetuar ngjarjet e historisë, me shpresën nё Zotin e duke iu përgjigjur, siç bënë edhe martirët, "urrejtjes me dashuri dhe fyerjes me falje”.

Caku e jo fundi i historisë

"Qëndresa "pёr të cilën flet ungjilltari në fakt për Papën është shpresa, është besimi nё "Atё që e di cakun përfundimtar të gjërave",  feja nё Atё qё e ruan dhe drejton historinë duke i mposhtur forcat e së keqes. Jezusi gjendet para Tempullit imponues e madhështor të Jeruzalemit dhe u profetizon dishepujve, se nga e gjithë kjo bukuri nuk do të mbetet asgjë. Por kjo, vë në dukje Papa, nuk është aq fundi i historisë sa caku i saj, dhe kuptohet nga dy imazhet e kundërta që përdor Jezusi. I pari është skenari katastrofik që do të shënojë historinë me luftëra dhe fatkeqësi kundër krijimit dhe njerëzimit; e dyta është mё ngushëlluese e premtuese: "Asnjë fije fije floku s’do t’ju bjerë prej kresë" thotё Jezusi, çka tregon qëndrimin që i krishteri duhet të marrë për të jetuar një histori të ngjashme:

Është qëndrimi i shpresës nё Zotin, që na mundëson të mos e lëmë veten të ligështohemi e lëkundemi nga ngjarjet tragjike. Përkundrazi, ato janë "një mundësi për të dëshmuar" besimin nё Zotin dhe dashurinë ndaj tё afërmit. Dishepujt e Krishtit nuk mund të mbeten skllevër të frikës dhe të ankthit; sepse janё tё thirrur të jetojnë në histori, për të asgjësuar forcën shkatërrimtare të së keqes, me bindjen se Zoti me mirësinë e Tij e shoqëron pёrherё veprimin e mirë tё njeriun. Kjo është një shenj e qartë se Mbretëria e Zoti vjen tek ne, do tё thotё se po afrohet realizimi i botёs ashtu siç e do Zoti.

Zoti ruan njerëzimin e na thërret të bashkëpunojmë.

Prandaj, ёshtё Zoti, theksoi Papa, që e udhëheq ekzistencën tonë dhe e "di cakun përfundimtar të gjërave e tё ngjarjeve".  Nga kёtu  thirrja që Françesku ua drejton të gjithë të krishterëve qё, sipas shembullit të martirëve:"të bashkëpunojnë në ndërtimin e historisë duke u bërë edhe ata bashkëveprues të paqes dhe dëshmitarë të shpresës në shpëtimin dhe në ringjalljen e ardhshme".

Feja na bën të ecim me Jezusin shpesh herë në rrugë tё  tërthorta të kësaj bote, me bindjen se forca e Shpirtit të tij do t'i përkulë e mposht forcat e së keqes, duke i nënshtruar ato nën fuqinë e dashurisë së Zotit. Dashuria është superiore, dashuria është përtej – e fuqishme, sepse ёshtё e Zotit. Zoti ёshtё Dashuri. Ka, për shembull, martirë të krishterë , martirёt tanë, madje edhe martirë të krishterë të kohës sonë, të cilët janë më shumë se martirët e kohëve tё para, të cilët, pavarësisht nga persekutimet, janë burra  dhe gra ndërtues tё paqes. Ata na lan një trashëgimi, që duhet ruajtur e imituar: Ungjillin e dashurisë dhe tё mëshirës. Ky është thesari më i çmueshëm që na është dhuruar dhe dëshmia më efikase që mund t'u japim bashkëkohësve tanë, duke iu përgjigjur urrejtjes me dashuri, ofendimit me falje.

Dita botërore e të varfërve: indiferenca shkakton vuajtje

Fjalët qё Papa shqiptoi nё fund të lutjes sё Engjëllit Tёnzot, u përshëndeten me një duartrokitje tё gjatё nga besimtarët e pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit, kur njoftoi pёr lumturimin qё u bë dje në Ekuador, tё At Emilio Mosco-s, prift dhe jezuit martir, një "apostull i lutjes" që mund "të ndihmon rrugën e fesë tonë dhe tё dëshmisë sё krishterë”.

Pastaj Papa Françesku kujtoi Ditën e sotme  Botërore të të varfërve, duke pёrmendur tё gjithё ata persona qё në famullitë kishtare nёpёr botë kanë promovuar veprimtari solidariteti dhe mjekët që në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan ofruan shërbime mjekësore falas, duke kuruar tё varfrit e tё mënjanuarit e shoqërisë:

Ju falënderoj për nismat e shumta në favor të njerëzve që vuajnë, në favor të tё varfërve dhe kjo dёshmon se vëmendja ndaj vëllezërve dhe motrave tona nuk duhet të mungojë kurrë. Pashë kohëve tё fundit, disa minuta më parë, disa statistika të varfërisë: qё na bëjnë të vuajmë. Statistikat dëshmojnë indiferencën e shoqërisë ndaj të varfërve ... t’i lutemi Zotit.

Udhëtim apostolik në Tailandë dhe Japoni

Pastaj edhe një herë, si të mërkurën e kaluar në audiencën e përgjithshme, Papa u kërkoi të gjithëve tё luten pёr udhëtimin e tij tё ardhshëm apostolik, i cili nga e marta e ardhshme do ta çojë Atin e Shenjtë në Tailandë dhe Japoni.

17 nëntor 2019, 19:03