Kërko

VATICAN-EU-POLITICS-DIPLOMACY VATICAN-EU-POLITICS-DIPLOMACY 

Papa: Evropa dhe migrantët ndёr temat e bisedës me Donald Tusk

Gjatё bisedimeve tё përzemërta, u nënvizuan marrëdhëniet e mira bilaterale dhe kontributi që Kisha ka ofruar dhe dëshiron të vazhdojë të jap për ndërtimin e një Evrope mё solidare, më tё bashkuar, paqësore dhe qё respekton identitetet e popujve që e përbëjnë.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti në audiencë, në pallatin apostolik të Vatikanit, President i Këshillit tё Evropёs Donald Tusk, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit tё Selisё sё Shenjtё, kardinalin Pietro Parolin.

Njoftim e jep Salla e shtypit tё Vatikanit, duke theksuar se "gjatё bisedimeve tё përzemërta, u nënvizuan marrëdhëniet e mira bilaterale dhe kontributi që Kisha ka ofruar dhe dëshiron të vazhdojë të jap për ndërtimin e një Evrope mё solidare, më tё bashkuar, paqësore dhe qё respekton identitetet e popujve që e përbëjnë.

Në vazhdimësinë e bisedës dy palët u përqendruan gjithashtu mbi disa çështje ndërkombëtare e rajonale, me vëmendje të posaçme ndaj strukturave të ardhshme të Bashkimit Evropian dhe migracionit", përfundon njoftimi i Sallës sё shtypit tё Vatikanit.

05 tetor 2019, 15:30