Papa: lutuni pёr Sinodin mbi Amazonën, ta jetojmë vëllazërisht
R.SH. - Vatikan
Papa Françesku, gjatё lutjes sё Engjëllit Tёnzot kremtuar nё mesditë, nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, u kërkoi besimtarëve e shtegtarëve nga e gjithë bota t’i luten Zotit për Sinodin mbi Amazonën.
"Vëllezër e motra të dashura”, tha Papa, " posa përfundoi në Bazilikën e Shën Pjetrit kremtimi Eukaristik me të cilin filluam Asamblenë e Jashtëzakonshme tё Sinodit tё Ipeshkvijve pёr Rajonin Panamazonik. Për tre javë Etërit e Sinodit, të mbledhur rreth pasardhësit të Pjetrit, do të reflektojnë mbi misionin e Kishës në Amazonë, mbi ungjillëzimin dhe nxitjen e një ekologjie integrale".
"Ju kërkoj ta shoqëroni këtë ngjarje të rëndësishme kishtare me lutje, në mënyrë që të mund të jetojë në bashkësinë vëllazërore dhe nё bindjen e Shpirtit Shenjt, i cili gjithmonë na i tregon udhët pёr tё dëshmuar Ungjillin”, nënvizoi Ati i Shenjtё Françesku.
Feja nuk është diçka për të treguar me mendjemadhësi, kjo porosia e Papës Françesku gjatë lutjes sё Engjëllit Tёnzot. "Feja qё krahasohet me farën e sinapit”, tha Papa, duke kujtuar fjalët e Ungjillit tё sotëm, është një fe që nuk është mendjemadhe dhe e sigurt nё vetvete"; nuk është feja e njerëzve që "pretendojë të jetë besimtar tё mëdhenj dhe nganjëherë bëjnë një figurë vërtet tё keqe, negative"; përkundrazi, feja e vёrtetё "në përulësinë e vet ndjen se ka nevojë të madhe për Zotin dhe, në përulësi, mbështetët me besim të plotë në Të.
Është feja që na jep aftësinë t’i shohim me shpresë ngjarjet e ndryshme të jetës, që na ndihmon t’i pranojmë humbjet dhe vuajtjet, me dijeninë që e keqja kurrë nuk e ka, – tha Papa - fjalën e fundit".
Papa Françesku në përfundim tё lutjes së Engjëllit Tёnzot i ftoi besimtarët t’i luten Zotit për punimet e Sinodit tё Ipeshkvijve kushtuar rajonit Panamazonik, i cili u hap sot para dite me Meshën e Shenjtë e që nesër në mëngjes fillon punimet.