Cerca

Vatican News
VATICAN MALTA POPE VATICAN MALTA POPE  (ANSA)

Papa: takon Presidentin e Maltës, migrantët në qendër të bisedimeve

Gjatë bisedimeve të përzemërta, përveç fenomenit të migrimit në Evropë "për çka Kisha malteze dhe qeveria janë posaçërisht të impenjuara, u fol për marrëdhëniet e mira midis Selisë së Shenjtë e Maltës, si dhe për kontributin e Kishës Katolike në fushën arsimore në vend, për mbrojtjen e mjedisit dhe situatën në rajonin e Mesdheut.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot në audiencë Presidentin e Maltës, George Vella, i cili pas takimin me Atin e Shenjtë u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga Mons. Antoine Camilleri, nën-sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve, të cilat u zhvilluan në një atmosferë të përzemërt, u shpreh kënaqësia - njofton një komunikatë e sallës së shtypit të Vatikanit - për marrëdhëniet e mirë që ekzistojnë ndërmjet Maltës dhe Selisë e Shenjtë, e pastaj u fol për rëndësinë e vlerave fetare në kulturën dhe jetën e popullit maltez, duke nënvizuar edhe kontributin e Kishës Katolike në fushën arsimore.

Në këtë kontekst, u shqyrtuan edhe disa sfida me të cilat duhet të përballet vendi, me një referim të veçantë ndaj fenomenit të migrimit në Evropë.  Shteti e Kisha katolike  në Maltë – u tha në takim – janë posaçërisht të impenjuara në trajtimin e  migrimit, si dhe në mbrojtjen e mjedisit. Së fundi, nuk mungoi shkëmbimi i vlerësimeve mbi disa situata rajonale, me një referim  të veçantë ndaj Mesdheut.

16 shtator 2019, 14:27