Kërko

Vatican News
VATICAN-POPE-ANGELUS VATICAN-POPE-ANGELUS  (AFP or licensors)

Papa në Engjëllin e Tёnzot: jemi gjithmonë në kohë për të shëruar të keqen me të mirën

Shëmbëlltyra e administratorit të pandershëm, që na tregoi Ungjilli i kësaj të diele, e pyet të krishterin dhe e fton – komentoi Papa përpara lutjes mariane - të bëhet "i shkathët" në sigurimin jo të suksesit të kësaj bote, por të jetës së amshuar, duke u dhanë më shumë vlerë njerëzve dhe marrëdhënieve se sa tё mirave dhe pasurive që kemi.

R.SH. - Vatikan

Të jesh i shkathët, jo i pandershëm; tё dish ta "kthesh rrjedhën" duke zgjedhur të mirën dhe jo të keqen. Kёtё na këshillon Jezusi në këtë shëmbëlltyrën që Ungjilli i Lukës na tregon kёtё të. Papa Françesku duke komentuar pikërisht Ungjillin e kësaj së diele  - para lutjes sё Engjëllit Tёnzot – tha se kjo shёmbёlltyrё i ndihmon ata që e dëgjojnë, e edhe ata qё sot janë tё pranishëm në mesditë nё Sheshin e Shën Pjetrit, nё Vatikan, tashmë të zhytur nё një klimë vjeshte, për të gjetur çelësin e leximit.

Korrupsioni, një zakon i përhapur

Në qendër tё shёmbёlltyrёs sё Ungjillit tё kësaj sё diele tё 25-tё gjatë vitit kishtar, është figura e një administratori "dinak dhe i pandershëm" i cili, i akuzuar për shpërdorimin e pasurive të zotërisë së vet, do të pushohej nga puna. Atёherё, nënvizoi Papa, duke u përballur me një situatë që u bë e vështirë pёr tё, nuk e lë veten të shkurajohet, por "parashikon një rrugëdalje". Së pari," me kthjelltësi " i pranon  kufizimet e veta që e pengojnë të kryej punë të tjera, e atёherё "me dinakëri" vendos të " grabisë zotërinë e vet për herë të fundit". E kështu  "i thërret borxhlinjtë dhe ua redukton borxhet që kanë ndaj zotërisë", duke ja dalë, në kёtё mënyrë, t’i bëj miq e madje edhe të shpërblehet. Kjo - shtoi Papa  - do tё thotë  "të fitosh mirënjohje me korrupsion, qё për fat të keq sot është kaq i zakonshëm". Nga këtu nënvizim i parë:

Jezusi e paraqet këtë shembulltyrë jo me qëllim që të këshillojë pandershmërinë, por dinakërinë. Në fakt, ai vë në dukje nё Ungjill duke thёnё: "Zotëria e vlerësoi administratorin e pandershëm, sepse kishte vepruar me dinakëri" (rr. 8), do tё thotë me atë gërshetim të inteligjencës dhe dinakërisë, që tё mundëson t’i kapërcesh situatat e vështira. Çelësi i leximit të kësaj historie qëndron në ftesën e Jezusit që ёshtё fund të shёmbёlltyrёs: "Fitoni miq me anë të pasurisë së rrejshme të kësaj bote që, kur kjo t’ju mungojë, t’ju pranojnë në banesat e amshuara” (rr.9). Ndoshta, duket pak e ngatërruar, kjo, por nuk është: "pasuria e pandershme " është dinari –  që ndryshe quhet edhe " bajga e djallit" – e në përgjithësi edhe të mirat materiale - siç pohonte shën Basili nga Cezarea.

Tё ndryshojmë rrjedhën: t’i shndërrojmë pasuritë në marrëdhënie

Por çfarë do të thotë "të fitosh miq me para"? Dhe cili është përdorimi i pasurisë qё i referohet Jezusi në lidhje me "banesën e përjetshme"? Edhe këtu, gjithashtu, shpjegimi i Papës është i çmuar: pasuria – tha Ati i Shenjtë - mund të shtyjë të krijosh "mure", të shkaktosh "ndarje", "diskriminim". Përkundrazi, atё që Jezusi u kërkon dishepujve është " tё ndryshojnë udhë",  “tё ndryshojnë rrjedhë”:

"Fitoni miq me pasuri”. Është një ftesë për të ditur sesi t’i transformojmë të mirat dhe pasuritë në marrëdhënie, sepse njerëzit kanë vlerë më shumë se gjërat dhe peshojnë më tepër se pasuritë që kanë. Nё jetё, jep fryte jo kush ka mё shumë pasuri, por ata që krijojnë dhe i mbajnë gjallë lidhjet e shumta, marrëdhëniet e shumta, miqësitë e shumta nëpërmjet "pasurive" të ndryshme, do tё thotë përmes dhuratave tё ndryshme me tё cilat Zoti i ka pajisur.

Pra, vetëm në qoftë se jemi në gjendje ta bëjmë këtë "ndryshim tё udhës", të orientimit, vetëm nëse dimë të ndryshojmë rrjedhën,  dhe t’i transformojmë me një administrim tё mirë "pasuritë në instrumente të vëllazërisë dhe tё solidaritetit", në Parajsë do ta gjejmë Zotin që na pret, por edhe të gjithë ata që i kemi ndihmuar, ata e me të cilët kemi ndarë sё bashku dhuratat qё kemi fituar nё jetёn tonё. Për këtë, nё Ungjill shkruan: "Fitoni miq me anë të pasurisë tuaj që t’ju pranojnë në banesën e amshuar”. Nё kёtё drejtim  - tha Papa –  besimtarët e krishterë duhet tё synojnë e tё bëjnë gjithçka pёr tё fituar jetën e amshuar, jo suksesin e kësaj bote.

22 shtator 2019, 18:25