Kërko

Vatican News
2019.09.14 Papa Francesco – Udienza Polizia Penitenziaria 2019.09.14 Papa Francesco – Udienza Polizia Penitenziaria  

Papa: mos t’ua mbyllim tё burgosurve shpresën nё qeli

"Nëse shpresa mbyllet në qeli, nuk do të ketë të ardhme për njё shoqëri": kёtё theksoi Papa gjatё audiencës me anëtarët e administratës së burgjeve italiane. Burgu i përjetshëm, "nuk është zgjidhja e problemeve", por përkundrazi "një problem për t'u zgjidhur".

R.SH. - Vatikan

"Nëse shpresa mbyllet në qeli, nuk do të ketë të ardhme për shoqërinё": kёtё theksoi Papa gjatё audiencës sё sotme me anëtarët e administratës së burgjeve italiane, me tё cilёt u takua në mesditë në Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan.

Ndër temat qё u trajtuan nga Papa, në fjalën e tij, ёshtё ajo e burgimit të përjetshëm i cili, përsëriti dy herë Papa, "nuk është zgjidhja e problemeve", por përkundrazi "një problem për t'u zgjidhur". Nga kёtu, nxitja e Papёs për të "mos e privuar kurrë njeriun nga e drejta për të filluar përsëri", nga mundёsia pёr t’u rilindur. Sepse, sqaroi Ati i Shenjtё, "i takon çdo shoqërie" të ushqejë shpresën; "për të siguruar që dënimi tё mos e rrezikoj kurrë të drejtën e shpresës, e qё perspektivat për pajtim dhe ri-integrim tё jenë pёrherё të garantuara".

Në audiencën e sotme, Sheshin e Vatikanit, priftërinjve kapelanë të burgjeve italiane, policisë, personelit dhe Drejtuesve tё Administratës së burgjeve, Papa Françesku u kërkoi të bëhen "ndërtues tё së ardhmes", të mos e shuajnë shpresën e të burgosurve dhe të jenё "ura" ndërmjet burgut e shoqërisë civile.

Megjithëse se të burgosurit kanë bërë gabime, duhet respektuar dinjitetin njerёzor. Kёshtu tha Papa Françesku nё audiencë me policinë e burgut, e pastaj i falënderoi tё gjithё agjentët e punonjësit për kujdeset pёr të burgosurit.

"Ju jeni persona që, përballeni me njerëzimin e plagosur e shpesh edhe  tejet të shkatërruar, tё cilin e njihni dhe trajtoni, në emër të Shtetit dhe tё shoqërisë, duke u kujdesur pёr respektimin e dinjitetit tё patjetërsueshëm tё tё burgosurve.

Kёtu, sipas Françeskut afërsia vjen edhe nga njohja e situatave, në të cilat shpesh dinjiteti i njeriut shkelet aq, sa  nuk mund të duhurohet më, prandaj Papa shton: ju falënderoj, pra, që nuk jeni vetëm vigjilentë, por mbi të gjitha jeni roje tё njerëzve. Ju u janë besuar tё burgosurit, qё nё njёrёn anё tё bёhen tё vetëdijshëm për të keqen qё kanё bërë, dhe nё anёn tjetёr, tё ndërmarrin udhёn e rilindjes, për të mirën e të gjithëve. Kёshtu, jeni të thirrur pёr tё qenё urё ndërmjet burgut dhe shoqërisё civile: me shërbimin tuaj, duke ushtruar një dhembshuri tё drejt e tё duhur, ju mund tё tejkaloni frikën e anasjelltë dhe dramën e indiferencë”.

14 shtator 2019, 22:10