Kërko

Vatican News
2019.09.30 Papa Francesco – Udienza alle Delegazioni di Istituti Missionari di fondazione italiana presso la Sala Clementina 2019.09.30 Papa Francesco – Udienza alle Delegazioni di Istituti Missionari di fondazione italiana presso la Sala Clementina 

Papa: Misionarët e amazonës meritojnë të kanonizohen të gjithë

"Kumtimi i bukurisë, kumtimi i gëzimit dhe i risisë së Ungjillit duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, duhet t’i prek të gjitha situatat e jetës njerëzore. Mos keni frikë ta dëshmoni Jezusin, edhe aty ku është vështirë dhe e papërshtatshme. Dëshmojeni Jezusin me tërë jetën, jo me metodologjitë sipërmarrëse që i përgjigjen më shumë shpirtit të prozelitizmit se sa një ungjillëzimi të vërtetë". Kështu tha Papa në audiencë me delegacionet e Instituteve Misionare.

R.SH. - Vatikan

"Kumtimi i bukurisë, kumtimi i gëzimit dhe i risisë së Ungjillit duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, duhet t’i prek të gjitha situatat e jetës njerëzore. Mos keni frikë ta dëshmoni Jezusin, edhe aty ku është vështirë dhe e papërshtatshme. Dëshmojeni Jezusin me tërë jetën, jo me metodologjitë sipërmarrëse që i përgjigjen më shumë shpirtit të prozelitizmit se sa një ungjillëzimi të vërtetë". Kështu pohoi Papa Françesku në audiencë, në sallën Klementina, në Vatikan, me delegacionet e Instituteve  Misionare me prejardhje italiane.

 "Më kujtohet diçka që më tha kardinali Hummes: ai është ‘në pension’, por tani është i ngarkuar i Episkopatit  brazilian për gjithë rajonin e Amazonës, se kur shkon në një fshat, në një qytet të vogël, një nga gjërat e para që bën, është se shkon në varreza, për t’i parë varret e misionarëve dhe të misionareve. Më tregoi këtë dhe pastaj shtoi: 'Të gjithë meritojnë të kanonizohen, për farën që kanë e mbjell atje’. Një mendim i mirë ky”,  shtoi Papa.

 "Kisha italiane ka nevojë për ju, për dëshminë tuaj" – tha akoma Papa Françesku , ka nevojë për entuziazmin dhe guximin tuaj për të përshkuar rrugë të reja për të kumtuar Ungjillin. Kisha duhet të kuptojë se njerëzit e largët, tani kanë ardhur të banojnë e madje të jetojnë në vendet tona, janë të huajt që i kemi afër derës së shtëpisë sonë, janë bashkëqytetarë tanë. Prandaj, duhet të rizbulojmë aventurën joshëse të të qenurit të afërt me të tjerët, të të qenurit miq me të gjithë ata që dikur ishin larg nesh e sot i kemi pranë, pra, duhet ti mirëpresim e të mësojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kështu duhet të veprojnë të gjithë priftërinjtë, rregulltarët e rregulltaret, besimtarët laikë e njerëzit që ia kanë përkushtuar jetën Zotit e njerëzimit”. “Tema e tetorit muajit misionar të jashtëzakonshëm 2019 është  ‘Të Pagëzuar e të dërguar', të zgjedhur pikërisht për të kujtuar se natyra e vërtetë e Kishës është misionare - përfundoi Papa -. Kisha ekziston në ecje, Kisha jeton udhës, nuk ka Kishë në divan".

30 shtator 2019, 17:24