Kërko

2019.09.18 Udienza Generale 2019.09.18 Udienza Generale 

Dita Botërore e Alzheimerit. Papa kërkon mbështetje e parandalim

Papa lutët për pacientët e sëmurë nga Alzheimeri, e thotë kurrë më abuzime e keqtrajtime, pastaj kujton edhe pacientët e sëmurë nga kanceri, kërkon për ta mbështetje dhe parandalim.

R.SH. - Vatikan

"Me 21 shtatorin e ardhshëm, bie Dita Botërore e Alzheimerit, një sëmundje që prek shumë burra e gra, të cilët, për shkak të kësaj sëmundjeje, shpesh janë viktima të dhunës, keqtrajtimeve dhe abuzimeve që shkelin dinjitetin e tyre". Kështu tha Papa Françesku në apelin e tij në përfundim të audiencës së përgjithshme, duke shtuar: "Të lutemi për konvertimin e zemrave dhe për ata që preken nga Alzheimeri, për familjet e tyre e për ata që me dashuri kujdesen për ta".

"E shoqëroj me lutjen time, edhe kujtimin e atyre që janë të prekur e vuajnë nga patologjitë e kancerit, që të kenë gjithnjë e më shumë mbështetje, si në parandalimin ashtu edhe në trajtimin e kësaj sëmundje”, tha akoma Papa.

18 shtator 2019, 11:41