Cerca

Vatican News

Gëzimi i Papës për shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës

Pas lutjes sё Engjëllit tё Tёnzot, Papa Françesku përshëndeti lajmin për shkëmbimin e shumëpritur të të burgosurve "midis Federatës Ruse dhe Ukrainës".

R.SH. - Vatikan

Gëzohem për njerëzit e liruar, të cilët mund t’i përqafojnë përsëri të dashurit e tyre, dhe vazhdoj të lutem për një përfundim të shpejtë të konfliktit dhe për paqen e qëndrueshme në Ukrainën Lindore.

Me këto fjalë Papa Françesku e shprehu gëzimin e tij për shkëmbimin e të burgosurve që përfundoi më 7 shtator midis Rusisë dhe Ukrainës. Avionёt që transportonin të arrestuarit mbërritёn nga Kievi dhe nga Moska. Nё mesin e tyre, edhe gazetari rus Vyshinsky, regjisori Oleg Sentsov dhe 24 marinarë ukrainas të kapur vitin e kaluar në ngushticën e Kerch-it jashtë Krimesë. Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky njoftoi pёr një tjetër shkëmbim të mundshëm të të burgosurve me Rusinë. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës u përkeqësuan pas okupimit të Krimesë  nga Moska më 2014.

Prandaj, kjo kthesë na bёnё tё shpresojmë nё parandalimin e një "katastrofe më të madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore", u shpreh  kryeipeshkvi kryesor i Kievit-Halyč, Svjatoslav Shevchuk.

15 shtator 2019, 17:25