Kërko

Papa në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe Papa në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe 

Pas kthimit nga Rumania, Papa shkoi për të falenderuar Zojën

Avioni papnor mbërriti në orën 18.11 në aeroportin e Romës-Ciampino. Udhëtimi i 30-të apostolik i Françeskut në Rumani përfundoi pas tri ditëve intensive me takime dhe kremtime. Para se të kthehej në Vatikan, Ati i Shenjtë u ndal në Bazilikën e Zojës së Madhe për lutjen e falenderimit para fugures mariane të Salus populi romani.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku përfundoi dje udhëtimin e tij të 30-të apostolik në Rumani. U nis nga Sibiu për në Romë, ku mbërriti rreth orës 18.11 e, sipas traditës, shkoi menjëherë në qendër të qytetit, ku ndodhet Bazilika e Zojës së Madhe, për t’u lutur para fugures së Salus populi romani. Tashmë, për Atin e Shenjtë është bërë e zakonshme të shkojë para dhe pas çdo shtegtimi për t’u gjunjëzuar tek altari i Zojës e për t’i çuar një buqetë me lule të freskëta. Në kthim, natyrisht, e falenderon për mbarëvajtjen e vizitës. E kështu bëri edhe kësaj radhe, pasi ishte takuar me bashkësinë rom të Rumanisë në Blaj e i kishte kërkuar falje për keqtrajtimet. “Kam takuar shumë njerëz – tha Françesku pasditen e djeshme – kam ndërtuar një urë ndërmjet zemrës time dhe tuajës. E tani kthehem në shtëpi më i pasur”.

03 qershor 2019, 11:25