Kërko

 Papa takohet me Denis Mukwege,  Nobel per Paqen Papa takohet me Denis Mukwege, Nobel per Paqen 

Papa takohet me Nobelin Denis Mukwege

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa u takua me mjekun kongolez, një nga specialistët më në zë për mjekimin e dëmeve të shkaktuara nga dhuna seksuale.

R. SH. - Vatikan

Papa, në përfundim të audiencës së përgjithshme, në Sheshin e Shën Pjetrit, përshëndeti, ndërmjet tjerëve, mjekun kongolez Denis Mukwege, fitues i Çmimit Nobel për paqen, në vitin 2018. Njoftimin e jep drejtori i përkoshshën  i Sallës vatikanase të Shtypit, Alessandro Gisotti.

Mukwege është mjek e aktivist kongolez. I specializuar në gjinekologji e obstetrikë, themeloi, më 1998, Panzi Hospital, spital në të cilin u bë specialisti më i mirë botëror në mjekimin e dëmeve fizike të brendshme shkaktuar nga përdhunimi.

22 maj 2019, 14:52