Kërko

NMACEDONIA-VATICAN-RELIGION-CHRISTIANITY-POPE-DIPLOMACY NMACEDONIA-VATICAN-RELIGION-CHRISTIANITY-POPE-DIPLOMACY 

Papa në Shkup në vendlindjen e Nënë Terezës

Papa Françesku mbërrini në Shkup, për tё kaluar një ditë në gjurmёt e nё shenjën e Nënë Terezës, Ganxhe Bojaxhiut, shenjtës qё lindi mё 26 gusht 1910 pikërisht në kryeqytetin maqedonas, nga prindërit shqiptar Drane e Kolё Bojaxhiu. Është hera parё qё njё Papёs viziton vendin.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku mbërrini në Shkup, për tё kaluar një ditë në gjurmёt e nё shenjën e Nënë Terezës, Ganxhe Bojaxhiut, shenjtës qё lindi mё 26 gusht 1910 pikërisht në kryeqytetin maqedonas, Shkup, nga prindërit shqiptar Drane e Kolё Bojaxhiu. Ati Shenjtë Bergoglio e përfundon udhëtimin e tij tё 29-tё apostolik treditor duke udhëtuar nga Bullgaria nё Maqedoninë e Veriut.

Papa Françesku është në Shkup, në Maqedoninë e Veriut: etapa e dytë dhe e fundit e Udhëtimit të tij apostolik pas Bullgarisë, nga e cila Françesku u largua këtë mëngjes në orën 8.33 sipas orёs lokale (7.33 në Evropë) në fund të ceremonisë së lamtumirës e përshëndetur nga Kryeministri bullgar Borisov.

Pas një fluturimi pak më shumë se gjysmë ore (Maqedonia ka të njëjtin orar me Romë), Papa Françesku u ul në Shkup, ku u prit me Presidentin e Republikës Gjorge Ivanov, i cili ёshtё në fund të mandatit të tij, por ende zyrtarisht në detyrë dhe  nga fëmijët me veshje tradicionale, të cilët i ofruan bukë, kripë dhe ujë Papёs Françeskut, i cili e ndau bashkё me personat qё kishte përreth.

Në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit një përfaqësim i vogël besimtarësh katolikë e përshëndeti Papёn Françesku me duartrokitje dhe duke thirrur emrin e tij e shoqëruan Atin e Shenjtё deri në makinë, që mё pas e çoi në sallёn VIP me Presidentin dhe Kryeministrin e vendit. Kjo është, pra, ngjarja e parë e një dite plot me takime e kremtime për Papën nё vendlindjen e shenjtës sё madhe shqiptare Nёnё Terezёs.

Ati i Shenjtë Françesku pas pritjes nga autoritetet politike, të cilat do t’i takojë më pas, së bashku me shoqërinë civile dhe trupin diplomatik, në Pallatin presidencial, ka njё program tё ngjeshur.

Papa, në praninë e disa liderëve fetarë, do të lutet në memorialin  kushtuar Nënë Terezës, që lindi pikërisht në Shkup, mё 26 gusht të vitit 1910.

Pas takimit me Nënën,  nuk mund të mungonte as takimi me të varfërit “e saj”, për të kremtuar, pastaj, Meshën Shenjte, në Sheshin Maqedonia.

Pasdite, takimi ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë, në qendrën baritore, si dhe ai me meshtarët, familjet e tyre, familjarë të Nënë Terezës dhe rregulltarë, në Katedrale. Ceremonia e lamtumirës parashikohet për orën 18.15, e menjëherë pas saj, nisja e avionit papnor, që do të arrijë në Romë dy orë më pas,  më 20.30.

07 maj 2019, 09:24