Kërko

Papa, gjatë vizitës në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, ku u takua me të varfërit Papa, gjatë vizitës në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, ku u takua me të varfërit 

Tweet i Papës kushtuar Nënë Terezës, në fund të vizitës në Maqedoninë e Veriut

“Nënë Tereza ndërmjetësoftë pranë Krishtit, që edhe ne të fitojmë hirin për të treguar kujdes ndaj britmës së të varfërve, së të sëmurëve, së të mënjanuarve, së të fundmëve”.

R.SH. - Vatikan

Në këtë tweet të Papës Françesku, botuar në faqen e tij @Pontifex, përmblidhet kuptimi i ditës së sotme të udhëtimit të 29-të apostolik. Ati i Shenjtë, pas dy ditësh në Bullgari, u ndal në Shkup, ku vizitoi Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës dhe e vuri shenjten shqiptare të bamirësisë, në qendër të çdo fjalimi. Papa u largua nga Maqedonia e Veriut dhe parashikohet të mbërrijë në Romë rreth orës 20.30.

07 maj 2019, 18:22