Papa pret në audiencë, të premten më 26 prill, Presidentin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Dodik
R.SH. - Vatikan
Të premten e ardhshme më 26 prill , Papa Françesku do të pret në audiencë Presidentin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili gjithashtu do të takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kard. Pietro Parolin dhe Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, Kryeipeshkvin imzot Paul Gallagher.
Kujtojmë se Selia e Shenjtë ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Bosnjën-Hercegovinën më 18 gusht 1992.
Milorad Dodik, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, ishte kryetar i Qeverisë së Republikës së Serbisë (RS), një detyrë të cilën e mbajti nga viti 2006 deri në vitin 2010, pas një mandati të parë të mbajtur ndërmjet të viteve 1998 dhe 2001. Dodik ai është gjithashtu themeluesi i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur.