Kërko

Vatican News
 Sportistë në lojë Sportistë në lojë  (USA TODAY Sports)

Papa, për Ditën Botërore të Sportit: “në lojë për paqen e zhvillimin, si në sport”

Papa Françesku: thirrje për Ditën botërore të sportit: “Të vihemi në lojë për paqen e zhvillimin, si në sport”

R. SH. - Vatikan

“Të vihemi në lojë në jetë, si në sport”. Kjo, thirrja e Papës, në përfundim të audiencës së përgjithshme, para përshëndetjeve në gjuhën italiane:

“Sot kremtohet Dita VI botërore kushtuar rolit të sportit për paqen dhe zhvillimin, themeluar nga Kombet e Bashkuara” - kujtoi Françesku:

“Sporti është gjuhë universale, që i përfshin mbarë popujt, duke kontribuar për kapërcimin e konflikteve dhe për bashkimin e njerëzve. Është  burim gëzimi dhe emocionesh të mëdha e edhe shkollë, ku kaliten virtytet për rritjen njerëzore e shoqërore të njerëzve e të bashkësive. U uroj  të gjithëve të vihen në lojë në jetë, si në sport!”.

 

 

03 prill 2019, 13:16