Cerca

Vatican News
Papa Françesku Papa Françesku  (Vatican Media)

Papa në drekë me dhjetë priftërinj të Romës

Ditën e parë të Treditëshit të Pashkëve, sot, të Enjten e Shenjtë, ditë në të cilën Kisha kujton themelimin e Meshtarisë dhe të Eukaristisë nga Jezu Krishti, Ati i Shenjtë Françesku deshi të kalonte e të përjetonte një moment vëllazërimi meshtarak me disa priftërinj që shërbejnë në dioqezën e së cilës, Romës, Papa është ipeshkëv, është bari shpirtëror.

R.SH. - Vatikan

Kështu, edhe sivjet, Papa Françesku e mbajti fjalën e përtërini zakonin: në shtëpinë e kardinalit Angelo Becciu, prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, sot drekoi së bashku me dhjetë priftërinj të dioqezës së Romës, duke dëgjuar përvojat e jetës së tyre konkrete meshtarake, në komunitet e tyre të krishtera dhe duke shkëmbyer mendime dhe këshilla rreth jetës baritore e ungjillore. Kështu njofton e përditshmja e Selisë së Shenjtë, L'Osservatore Romano, 18-19 Prill 2019.

18 prill 2019, 16:53