Kërko

Vatican News
 Bazilika e Varrit Shenjt në Jeruzalem Bazilika e Varrit Shenjt në Jeruzalem  (Vatican Media)

Thirrje e Papës Françesku dhe e Mbretit Mohammed VI për Jeruzalemin

Papa Françesku dhe Mohammedi VI nënshkruan një thirrje, duke njohur unicitetin dhe shenjtërinë e Jeruzalemit, pasuri e përbashkët e njerëzimit dhe e besimtarëve të tri feve monoteiste.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku dhe Mohammedi VI nënshkruan një thirrje, duke njohur unicitetin dhe shenjtërinë e Jeruzalemit, pasuri e përbashkët e njerëzimit dhe e besimtarëve të tri feve monoteiste, vend takimi e simbol i bashkëjetesës paqësore. Së bashku kërkojnë të njihet karakteri shumëfetar, përmasa shpirtërore dhe natyra krejt e veçantë e Qytetit Shenjt.

Duke pranuar unicitetin dhe shenjtërinë e Jeruzalemit e duke pasur në zemër domethënien shpirtërore dhe veçantinë e thirrjes së Qytetit të  Paqes, Papa Françesku dhe Mbreti Mohammed VI mendojnë se është e rëndësishme “të ruhet Qyteti Shenjt i Jeruzalemit/Al Qod Acharif si pasuri e përbashkët për njerëzimin e, sidomos, për besimtarët e tri feve  monoteiste, si vend takimi e simbol i bashkëjetesës paqësore, ku kultivohen respekti reciprok e dialogu”.

Për këtë qellim kërkojnë “të ruhet e të promovohet karakteri specifik shumëfetar, përmasa dhe identiteti i posaçëm kulturor i Jeruzalemit/ Al Qod Acharif”.

“Si pasojë, urojmë - përfundon thirrja - që në Qytetin Shenjt të garantohet liria e plotë e hyrjes së besimtarëve të tri feve monoteiste dhe e drejta e secilës për të ushtruar aty kultin e vet, kështu që në Jeruzalem/ Al Qod Acharif t’i lartohet nga besimtarët e tyre lutja Zotit, krijues i të gjithëve, për  paqe e vëllazërim mbi tokë!”.

30 mars 2019, 17:45