Kërko

Vatican News
Papa me presidenten e Republikës së Lituanisë Papa me presidenten e Republikës së Lituanisë  (Vatican Media)

Papa pret presidenten e Republikës së Lituanisë

Në qendër të bisedimeve ndërmjet Françeskut dhe zonjës Dalia Grybauskaitė, marrëdhëniet dypalëshe dhe kontributi i Kishës Katolike në shoqërinë lituaneze, por edhe vizita e fundit e Atit të Shenjtë në vend.

R.SH. - Vatikan

Sot Papa Françesku priti në audiencë znj. Dalia Grybauskaitė, presidente e Republikës së Lituanisë. Salla e Shtypit e Vatikanit njofton se gjatë bisedimeve të përzemërta u shpreh mirënjohja për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe për kontributin pozitiv të Kishës Katolike në shoqërinë lituaneze, duke kujtuar vizitën e fundit të Atit të Shenjtë në vend, në 100-vjetorin e pavarësisë, në vitin 2018.

Më pas u trajtuan disa tema lidhur me gjendjen shoqërore dhe politike të Lituanisë. Në fund të takimit me Papën, znj. Dalia Grybauskaitė u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

28 mars 2019, 14:55