Kërko

Papa në Marok Papa në Marok 

Papa në Mauzole: të rritet vëllazërimi dhe solidariteti mes të krishterëve e myslimanëve

Lutja e Papës për prosperitetin e Marokut dhe rritjen e vëllazërimit e të solidaritetit ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve. Këto fjalët e Papës Françesku në librin e nderit në fund të vizitës pranë varreve të sovranëve të vendit, në sheshin Tour Hassan.

R.SH. - Vatikan

Në përfundim të fjalimit të parë zyrtar të udhëtimit të tij apostolik në Marok, mbajtur përpara popullit, autoriteteve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe trupit diplomatik në sheshin Tour Hassan, Papa Françesku hyri në Mauzoleun Mohammed V në sheshin e Kullës.

Krahas Mbretit dhe disa zyrtarëve me të cilët bisedoi gjatë, Papa Françesku vizitoi varret e Muhamedit V, që konsiderohet babai i kombit bashkëkohor maroken, sulltan 1927-1953, dhe Hassan-it II mbreti i Marokut 1961-1999.  Homazhet me lule dhe më pas nënshkrimi i librit të nderit karakterizoi vizitën në këtë ndërtesë tradicionale mermeri të bardhë, rezultat i punës së qindra artizanëve dhe të arkitektit vietnamez Eric Vo Toan.

Në librin e nderit, lutja e Papës drejtuar Zotit Atit të Gjithëfuqishëm "për prosperitetin e Mbretërisë së Marokut" dhe për "rritjen e vëllazërimit dhe solidaritetit ndërmjet  të krishterëve dhe myslimanëve".  Për Papën edhe një dhuratë, nga Konservatori i Mauzoleut, një trofe dhe një libër mbi historinë e Monumentit të varrezave.

Në fund të vizitës në Mauzole, transferimi i Papës me makinë në Pallatin Mbretëror, rezidenca zyrtare dhe administrative e mbretërve të Marokut që nga viti 1785, për të vazhduar dialogun privat me Mbretin, për të përshëndetur familjen e tij dhe për shkëmbimin tradicional të dhuratave.

30 mars 2019, 17:09