Papa në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, para shtegtimit në Marok
Françesku përsëri në gjunjë para Zojës “Shpëtimi i Popujve Romakë”, ndërsa përgatitet të niset nesër, për në Marok.
R. SH. - Vatikan
Françesku u gjunjëzua para figures së Zojës së Bekuar, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, në prag të shtegtimit të tij në Marok, ku do të jetë nesër dhe të diel.
Është bërë traditë tashmë, kjo vizitë e Papës tek Nëna. E edhe sot, në prag të shtegtimit apostolik në Marok, Papa, siç e shkruan në një tweet drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti, sot paradite shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u ndalua në lutje para figures së Zojës Salus Populi Romani.
29 mars 2019, 16:58