Kërko

  Pashkët e Krishtit Pashkët e Krishtit 

Papa: kremtimet e Javës së Madhe 2019

Zyra e kremtimeve liturgjike të Papës jep njoftimin për kremtimet e Javës së Madhe 2019.

R. SH. - Vatikan

Java e Madhe 2019 do të fillojë më 14 prill, me të Dielën e Larit  e të Mundimeve të Zotit, Dita XXII Botërore e Rinisë, e cila sivjet do të kremtohet në nivel dioqezan me temë: “Ja shërbëtorja e TënZot: u bëftë mbi mua si është fjala jote”(Lk 1,38). Papa Françesku do ta kryesojë Meshën Shenjte, në Sheshin e Shën Pjetrit, në orën 10:00, pasi të ketë bekuar, si zakonisht, palmat e degët e ullinjve.

Të Enjten e Madhe Papa do të kryesojë, në Bazilikën e Vatikanit, në orën 9:30, bashkëkremtimin e Meshës së Bagmit, me patriarkët, kardinajtë, kryeipeshkvijtë, ipeshkvijtë dhe meshtarët e pranishëm në Romë.

Të Premten e Madhe, më 19 prill, kremtimti i Mundimeve të Zotit, në Bazilikën e Shën  Pjetrit. Në orën 17:00. Papa Bergoglio do të kryesojë liturgjinë e Fjalës, adhurimin e Kryqit dhe ritin e kungimit.

Në orën 21.15, në Koloseum, kremtimi i përshpirtshëm i “Udhës së Kryqit”, në përfundim të së cilës, Papa do t’u drejtojë fjalën besimtarëve dhe do të japë bekimin apostolik.

Të Shtunën e Madhe, 20 prill, Nata e Pashkëve, në orën 20.30 Papa Françesku, pasi të ketë bekuar zjarrin e ri në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit e pas hyrjes me procesion, me qiriun e Pashkëve dhe me këngën festive Exsultet, do të kryesojë liturgjinë e fjalës, liturgjinë e pagëzimit dhe liturgjinë eukaristike.

Mesha e Pashkëve do të kremtohet të diel, më 21 prill, në orën 10.00, në Sheshin e Shën Pjetrit. Në përfundim të kremtimit, nga lozha qendrore e Bazilikës, mesazhi i Pashkëve, me bekimin papnor “Urbi et Orbi”.

20 mars 2019, 18:23