Cerca

Vatican News
Atentat në dy xhami të Zelandës së Re Atentat në dy xhami të Zelandës së Re 

Papa Françesku: telegram ngushëllimi për viktimat e masakrës në dy xhami të Zelandës së Re

Telegram ngushëllimi për viktimat e sulmit të armatosur në Zelandën e Re, dërguar, në emër të Papës, nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.

R. SH. - Vatikan

“Shenjtëria e Tij Papa Françesku mësoi, me hidhërim të thellë, lajmin për  të plagosurit edhe humbjen e jetëve njerëzore, shkaktuar nga aktet e dhunës pa pikë kuptimi, mbi dy xhami në Christchurch”. Kështu fillon  telegrami i ngushëllimit për viktimat e sulmit të armatosur në  Zelandën e Re, dërguar, në emër të Papës, nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.

Françesku i siguron të gjithë neozelandezët, e në veçanti, bashkësinë myslimane, për solidaritetin e tij të sinqertë lidhur me këto sulme - lexohet në tekst. - Papa i larton Zotit lutjen “për shërimin e  shpejtë  të të plagosurve, për ngushëllimin e atyre, që qajnë të dashurit e humbur dhe për të gjithë ata, që u goditën nga kjo tragjedi”. Mendimi i Papës shkon edhe tek personeli i sigurimit dhe i emergjencës, duke kujtuar përpjekjet që duhet të bëjë në këtë situatë kaq të vështirë. Së fundi, “Ati i Shenjtë ia beson të vdekurit mëshirës së Zotit të Gjithëpushtetshëm, duke kërkuar bekim hyjnor, ngushëllim e forcë për mbarë Kombin”.

 

15 mars 2019, 14:20