Kërko

Papa Françesku në Marok Papa Françesku në Marok 

Mbërritja e Papës Françesku në Marok e programi i ditës së sotme

Posa mbërriti në Rabat Papa Françesku gjeti një mot me shi por edhe buzëqeshje: filloi, kështu, shtegtimi 28-të Apostolik ndërkombëtari në Marok nën shenjën e dialogut ndërfetar - "në vazhdimësi me atë të shkurtit të kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe", me një vëmendje ndaj emigrantëve, pak muaj pas miratimit në Marrakech të Paktit të Kombeve të Bashkuara mbi migracionin.

R.SH. - Vatikan

Me përshëndetjen e Mbretit Mohammed VI dhe kryeipeshkvit të Rabatit, Imzot Cristobal Lopez Romero filloi zyrtarisht udhëtimi 28-të apostolik i Papës Françeskut në Marok si "Shërbëtor i shpresës". Avioni Airbus A320 i Alitalia-s, që u nis me Papën rreth orës 11.00 nga Roma, mbërrini rreth orës 13.50 në aeroportin Rabat-Salé.

Pikërisht në ora 14.00 Papa Bergoglio u dukë në krye të shkallës së avionit dhe pas pak preku tokën marokene duke nisur, kështu, shtegtimin apostolik me shtrëngimin e dorës së trashëgimtarit të dinastisë Alaouite, mbretërimi i së cilës në Marok filloi në gjysmën e shekullit XVII, Muhamedi VI. Buzëqeshja e Papës Françesku u shkëmbye menjëherë nga ajo e dy fëmijëve me veshje tradicionale, të cilët i ofruan lule. Kështu, së bashku me Mbretin e Marokut, Papa Françesku arriti në Salon Royal për një ndalesë të shkurtër dhe një ofertë të produkteve tradicionale vendase.

Programi parashikon menjëherë transferimin e Papës Françesku me makinë, paralelisht me delegacionin e sovranit, në Esplanade de la Tour Hassan ku zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes me prezantimin e delegacioneve dhe fjalimet e para zyrtare nga sheshi.

Pasdite Papa Françesku do të vazhdojë programin e shtegtimit në Marok me një vizitë në Mauzoleun Mohammed V dhe me transferimin në pallatin mbretëror për paraqitjen e familjes së Mbretit në vizitën e kortezisë.

Pra, është "hera e parë", siç u shpreh drejtori i përkohshëm i Zyrës Shtypi të Selisë së Shenjtë - që një Papa pritet në një institut formimi për predikatarët, një realitet që ka emrin e Mohammed VI dhe është inauguruar në vitin 2015. Në vijim, në program është takimi Papës me emigrantët në selinë e Caritasit dioqezan të Rabatit, ku Ati i Shenjtë Bergoglio do të mbajë fjalimin e dytë në Marok.

Kështu, pra, filloi shtegtimi i Papës në Marok nën shenjën e dialogut ndërfetar - "në vazhdimësi me atë të shkurtit të kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe", me një vëmendje ndaj emigrantëve, pak muaj pas miratimit në Marrakech të Paktit të Kombeve të Bashkuara mbi migracionin ( Global Compact) dhe përforcimin në fe t komunitetit të vogël katolik lokal.

Programi i 31 marsit, Mesha për komunitetin katolik

Pas pushimi në Nunciaturën Apostolike në Rabat, ku banon Nunci që nga viti 1976, të dielën e 31 marsit, në orën 9.30 para dite, Françesku do të vizitojnë qendrën rurale të shërbimeve sociale Témara, në periferi të kryeqytetit, që drejtohet nga Motrat Bijat e Bamirësisë. Në 10.35, në Katedralen e Rabatit, Papa do t’u fol me meshtarëve, rregulltarëve, rregulltareve, personave të përkushtuar dhe anëtarëve të Këshillit Ekumenik të Kishave.

Pas drekës me delegacionin përcjellës dhe ipeshkvijtë e Marokut, në ora 14.45 Papa Françeskut do të kremtojë Meshën në qendrën sportive Prince Moulay Abdellah. Përshëndetja e largimi nga Maroku do të mbahet në ora 17.00, gjithnjë në aeroportin e Rabat-Salé, dhe në ora 17.15 nisja për Romë-Ciampino, ku avioni papnor do të mbërrijë në  ora 21.30.

30 mars 2019, 15:20