Kërko

2019.03.19 Santuario Madonna di Loreto 2019.03.19 Santuario Madonna di Loreto 

Loreto në pritje të vizitës së Papës Françesku

Intervistë me kryeipeshkvin e prelatin e Shenjtërores së Zojës Bekuar të Loretos, imzot Fabio Dal Cin në prag të vizitës së Papës, të hënën më 25 mars, në festën e Lajmërimit të Zotit. Për ipeshkvin dy janë ngjarjet historike: kremtimi Meshës vetëm në Shtëpinë e Shenjtë pas 162 vjetësh dhe nënshkrimi i nxitjes apostolike pas-sinodale për të rinjtë

R.SH.-Vatikan

Në Loreto e  pret vizitën e Papës Françesku me shumë interes e dashuri. Shtegtimi i Atit të Shenjtë, do të fillojë, të hënën e ardhshme, me kremtimin e Meshës në Shtëpinë e Shenjtë të Nazaretit, në Shenjtëroren mariane dhe do të vazhdojë me nënshkrimin e nxitjes apostolike kushtuar të rinjve. Pas këtyre dy ngjarjeve, në program është përshëndetja e Papës drejtuar të sëmurëve dhe fjalimi drejtuar besimtarëve, të mbledhur përpara Kishës Shenjtërore të Zojës së Bekuar, me të cilët Ati i Shenjtë Bergoglio do të recitojë edhe uratën e Engjëllit Tënzot, lutje që përmbledh misterin e mishërimit të Birit të Zotit, pikërisht në ditën e Solemnitetit të Lajmërimit të Zotit, më 25 mars.

 "Në orën 12.00 të hënën e ardhshme më 25 mars - pohon kryeipeshkvi prelat i Loretos, imzot Fabio Dal Cin -, të gjitha këmbanat do të kumbojnë, pra do të bien së bashku në të gjitha famullitë kishtare të Loreto-s. Kemi ftuar edhe të gjitha famullitë kishtare të rajonit të Marche-ve të bëjnë të njëjtën gjë, për të kujtuar Lajmërimin e Engjëllit  të Tënzot dhe për të përshëndetur Papën që viziton këtë tokë madhështore të rajonit të Marcheve".

Në mikrofon të Radio Vatikanit, imzot Dal Cin flet për përgatitjen e Kishës lokale për vizitën e Papës, për rëndësinë historike të Meshës që do të kremtohet  nga Ati i Shenjtë brenda Shtëpisë së Shenjtë së Nazaretit dhe për të rinjtë e të sëmurët që janë në qendër të këtij udhëtimi papnor në Loreto.

R. - Ati Shenjtë vjen si shtegtar për të kryer veprën e një besimtari, , pra, është fjala për një shtegtimi përshpirtërie në Shtëpinë e Shenjtë të Nazaretit. Vizita e Papës është, gjithashtu, ngjarje historike, sepse që nga Papa Piu IX, është Papa i parë që kremton në Shtëpinë e Shenjtë, e cila gjendet brenda Shenjtërores mariane në Loreto. Pra, që 162 vjet, nuk është kremtuar më Meshë në Shtëpinë e Shenjtë të Nazaretit nga një Papë. Këtu ekziston një lidhje shumë e fort me shtëpinë, me familjen, me vendin e familjes së Nazaretit, me kishën e parë shtëpiake. Prandaj, këtu kemi domethënien e lidhjes së çdo familjeje, të çdo kishe shtëpiake që është familja, me familjen e madhe, që është Kisha universale. Pastaj, gjatë vizitës së Papës në Loreto do të nënshkruhet letra apostolike pas-sinodale, e cila është shumë interesante dhe ka një vlerë të rëndësishme. Në këtë kuptim kjo ngjarje, gjithashtu, lidhet me rastin e vizitës së parë të Papës Gjoni XXIII, kur erdhi në Loreto për t'ia besuar Zojës së Bekuar të Loretos rezultatet e Koncilit II të Vatikanit. Në një farë mënyre, të lidhesh Loreton, - Shtëpinë e Shenjtë të Nazaretit, me dokumentin e Sinodit kushtuar të rinjve, do të thotë t'ia besosh Virgjërës së Loretos rezultatin e suksesshëm të gjithë kujdesit baritor, vëmendjen edukative që Sinodi i Kishës vuri në dukje dhe që tani letra apostolike kushtuar të rinjve i transmetohet të gjithë Kishës dhe mbarë botës.

21 mars 2019, 12:15