Cerca

Vatican News
Dimitar Kondovski: Shenjtorët Cirili e Metodi Dimitar Kondovski: Shenjtorët Cirili e Metodi  (© Vatican News)

Papa, në audiencë: nesër, festa e Shenjtorëve Çirili e Metodi

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, ndërmjet përshëndetjeve drejtuar grupeve të ndryshme, Papa kujtoi se nesër do të kremtohet festa e Shenjtorëve Çirili e Metodi, ungjillëzues të popujve sllavë.

R. SH. - Vatikan

“Shenjtorë a mëkatarë, jemi të gjithë vëllezër, të dashur nga i njëjti Atë” -kujtoi Papa gjatë përshëndetjeve përfundimtare - duke i siguruar besimtarët se në mbrëmjen e jetës, do të gjykohemi për dashurinë, do të na pyesin si e sa kemi dashur, me dashuri  jo vetëm ‘sentimentale’, por me dhembshuri konkrete. Në përshëndetjet përfundimtare kujtoi, ndërmjet disa grupeve të pranishme, atë që shpaloste  flamurin panamez, pak javë pas DBR-së; pastaj, grupin e gjuhës arabe me shtegtarët e ardhur nga Siria, Libani, Lindja e Mesme, duke kujtuar  se “sot shumë nga vëllezërit tanë në botë vuajnë, prandaj kanë nevojë të punojmë  për ta e t’i kujtojmë në lutjet tona. Përshëndeti, pastaj, edhe grupin e gazetarëve të Askanews, që po kalojnë një çast të vështirë. Kujtoi edhe se nesër kremtohet festa e Shenjtorëve Çirili e Metodi, ungjillëzues  të popujve sllavë e bashkëpajtorë të Evropës:

“Shembulli i tyre i ndihmoftë të gjithë të bëhen në çdo mjedis të jetës, dishepuj e misionarë, për kthimin e të largtëve, ashtu si të të afërmve. Dashuria e tyre për Zotin na dhashtë forcë për çdo flijim,  që Ungjilli të bëhet rregulla themelore e jetës sonë”.

13 shkurt 2019, 15:51