Kërko

Vatican News
 Papa i gjunjëzuar para Zojës Papa i gjunjëzuar para Zojës 

Papa Françesku, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, para shtegtimit në Emiratet

Papa u gjunjëzua në lutje para figures së Zojës Salus Populi Romani, para se të nisë shtegtimin drejt Emirateve

R. SH. - Vatikan

Sipas traditës, Papa Françesku ia besoi Zojës Salus Populi Romani shtegtimin e tij të 27-të Apostolik në Emiratet  e Bashkuara Arabe, që do të nisë pas pak. Mbrëmë Françesku ishte në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u gjunjëzua në lutje para figures së Zojës Salus Populi Romani.

E sot, në orën 13.00, nisja nga Roma, drejt Abu Dhabit.

Françesku është i pari Papë, që shkel në trojet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

03 shkurt 2019, 11:35