Kërko

Vatican News
 Papa pret anëtarët e Fondacionit Galileo Papa pret anëtarët e Fondacionit Galileo  (Vatican Media)

Papa Françesku, Fondacionit Galileo: “Të përballohen me guxim format moderne të skllavërisë. Trafiku, “krim kundër njerëzimit”

Të thellohet vetëdija mbi gjendjen e njerëzve, që vuajnë nga varfëria e shfrytëzimi, posaçërisht, atyre që janë të burgosur nga krimi i trafikut të qeniejeve njerëzore. Kjo, detyra, ngarkuar nga Papa Fondacionit Galileo, anëtarët e të cilit i priti sot në audiencë.

R. SH. - Vatikan

Të thellohet vetëdija mbi gjendjen e njerëzve, që vuajnë nga varfëria e shfrytëzimi, posaçërisht, atyre që janë të burgosur nga krimi i trafikut të qeniejeve njerëzore. Kjo, detyra, ngarkuar nga Papa Fondacionit Galileo, anëtarët e të cilit i priti sot në audiencë.

 “Është detyrë urgjente e themelore për të krishterët e sotëm” - theksoi Françesku, duke i falënderuar të pranishmit për “rolin e çmuar”, që luajnë   në përpjekjen për t’ua bërë të njohur mesazhin shëlbues të Ungjillit, “njerëzve të kohës sonë, posaçërisht vëllezërve e motrave më të ligshta”. Për Papën, “nuk është rastësi fakti, që takimi zhvillohej në festën e Shën Gjyzepinës Bakhita, pajtore e viktimave të trafikut të skllevërve”:

“Ajo  e njohu, duke e provuar mbi lëkurën e vet, skllavërinë, me të gjitha pasojat e saja poshtëruese. E pra, me hirin e Zotit, arriti të njohë edhe lirinë e vërtetë, e gëzimin e vërtetë”.

Shenjtëria e jetës së saj është thirrje jo vetëm për t’i përballuar me më shumë vendosmëri format moderne të skllavërisë, plagë e hapur në trupin e  shoqërisë - kjo thirrja e Françeskut - por edhe për të mësuar nga shembulli i saj i shkëlqyer. Ajo, skllavja zezake, që fitoi lirinë e shpirtit, shumë para asaj të trupit, na la trashëgimin e çmuar të shembullit: “T’i kushtohemi të varfërve me dashuri, dhembshuri, delikatesë e përdëllim të madh”.

08 shkurt 2019, 14:01