Kërko

Vatican News
Haiti ne gjendje te rende ekonomike Haiti ne gjendje te rende ekonomike  (AFP or licensors)

Papa, afërsi e lutje për emigrantët e Haitit

Në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, kushtuar shtegtimit të tij apostolik në Emiratet e Bashkuara Arabe, Papa shprehu pikëllimin për fatin tragjik të emigrantëve të Haitit, që u mbytën në det.

R. SH. - Vatikan

“Të shtunën e kaluar, pranë arkipelagut të Bahamas, u mbyt një varkë e ngarkuar me dhjetra emigrantë, ardhur nga Haiti, në kërkim  të shpresës e të një ardhmërie paqësore” - kujtoi Françesku në përfundim të audiencës së përgjithshme:

“Mendimi im, i dalë nga zemra - vijoi - shkon tek familjet e vëna në provën e rëndë të dhimbjes, e tek populli haitian, i goditur nga kjo tragjedi e re”.

Ju ftoj të bashkoheni me mua në lutje për të gjithë ata, që u zhdukën dramatikisht si dhe për të plagosurit – përfundoi Papa.

06 shkurt 2019, 13:37