Kërko

Vatican News
Papa Françesku dhe refugjatët në ishullin e Lampeduzës Papa Françesku dhe refugjatët në ishullin e Lampeduzës 

Meshë e Papës me veprimtarët, që mirëpresin emigrantët

Drejtori “ad interim” i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Alessandro Gisotti, u deklaroi gazetarëve se të premten e ardhshme, Papa Françesku do të kremtojë meshën për hapjen e Takimit të realiteteve të mikpritjes dhe të solidaritetit me emigrantët, me temë “Të lirë nga frika”.

R.SH. - Vatikan

Për të nënvizuar vëmendjen e vazhdueshme ndaj mikpritjes së emigrantëve, të premten më 15 shkurt, në Fraterna Domus të Sacrofano-s, pranë Romës, Papa Françesku do të kryesojë meshën, që hap Takimin e realiteteve mikpritëse me emigrantët “Të lirë nga frika”, organizuar nga Fondacioni Migrantes, Karitasi Italian dhe Qendra Astalli, nga 15 deri më 17 shkurt. Njoftimin e dha sot, drejtori “ad interim” i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Alessandro Gisotti.

“Të lirë nga frika”: takimi i familjeve dhe i shoqatave mikpritëse

T’i japin zë asaj Italie, e cila, siç i tha Papa Françesku, më 7 janar, Trupit Diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë, “duke i qëndruar besnike traditave të saj, e mban gjallë frymën e solidaritetit vëllazëror, që e ka dalluar prej kohësh”. Me këtë synim, Karitasi Italian, Fondacioni Migrantes dhe Qendra Astalli organizojnë Takimin e realiteteve mikpritëse të emigrantëve, me temë “Të lirë nga frika”. Familjet, famullitë, shoqatat, realitetet e ndryshme, që mbajnë, ose ndihmojnë në integrimin e emigrantëve të pranishëm në vend, do të takohen për të shkëmbyer përvoja e dëshmi.

Takimi do të përfundojë me një mesazh për gjithë vendin

Në program, çaste lutjesh, reflektimi dhe kremtimi, dëshmi, shfaqje artistike dhe kulturore, punë në grupe, lojë roli. Në përfundim, një Mesazh për Italinë dhe mandati për pjesëmarrësit, dhënë nga atë Camillo Ripamonti, kryetar i Qendrës Astalli.

12 shkurt 2019, 14:25