Cerca

Vatican News
Papa Françesku dhe presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella Papa Françesku dhe presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella 

Mesazhi i Papës për presidentin italian Mattarella

Para nisjes për në Panama, Papa Françesku i dërgoi një mesazh presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella, në të cilin uroi për qetësi dhe impenjim për të mirën e përbashkët të popullit italian.

R.SH. - Vatikan

“Ndërsa bëhem gati të nisem drejt Panamasë, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, i nxitur nga dëshira e zjarrtë për të takuar të rinjtë, ardhur nga mbarë bota në emër të fesë dhe të shpresës, me kënaqësi ju drejtoj juve, zoti President, dhe të gjithë italianëve përshëndetjen time të përzemërt, të cilën e shoqëroj me urimet më të flakta për qetësi dhe impenjim për të mirën e përbashkët”. Kështu shkruan Papa Françesku, në një telegram për presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella, në fillim të udhëtimit apostolik në Panama për Ditën Botërore të Rinisë.

Aeroplani, me Papën në bord, është tashmë larg nga Italia e, para se të arrijë në Panama, fluturon mbi Francën, Spanjën, Portugalinë (Azoret), SHBA-të, Porto Rikon, Republikën Domenikane, Antilet Holandeze dhe Kolumbinë.

23 janar 2019, 13:01