Kërko

Funerali i viktimave të atentatit në Kenia Funerali i viktimave të atentatit në Kenia 

Ngushëllimet e Papës për atentatin në Kenia: akt pa kuptim dhune

Dhimbje të thellë dhe afërsi shpirtërore. Këtë shpreh Papa Françesku në një mesazh ngushëllimi me firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, për viktimat e atentatit të së martës në një hotel në Nairobi.

R.SH. - Vatikan

“Thellësisht i pikëlluar për humbjen e jetëve njerëzore dhe për të plagosurit pas sulmit” në një hotel të Nairobit, të martën, Papa Françesku “u siguron gjithë atyre, që e kanë pasuar nga ky akt i pakuptimtë i dhune, afërsinë e tij shpirtërore”. Në mesazhin e tij, Ati i Shenjtë ua shtrin “ngushëllimet e tij më të ndjera të gjithë kenianëve, veçanërisht familjeve të të vdekurve dhe të gjithë të plagosurive”.

Të paktën 21 viktima

Atentati terrorist, me autor grupin fundamentalist al Shabaab, u kushtoi jetën së paku 21 njerëzve. Ndër viktimat, 16 kenianë, një britanik, një amerikan dhe tre afrikanë, shtetësia e të cilëve ende nuk është përcaktuar. Autoritetet e Kenias njoftuan se për këtë atentat, janë arrestuar nëntë vetë.

17 janar 2019, 17:05