Programi i udhëtimit të Papës në Emiratet Arabe
R.SH. - Vatikan
Papa do të niset për në Emiratet e Bashkuara Arabe të diel, më 3 shkurt, në orën 13.00. Mbërritja në aeroportin presidencial të Abu Dabit është planifikuar për orën 22.00.
Të hënën, 4 shkurt, në orën 12.00, do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes në hyrjen e Pallatit Presidencial dhe do të bëhet vizita zyrtare tek Princi Trashëgimtar. Në orën 17.00, takimi privat me anëtarët e Këshillit Musliman të Pleqve në Xhaminë e Madhe të Shehut Zayed dhe në orën 18.10, takimi ndërfetar në Memorialin e Themeluesit, ku Papa do të mbajë një fjalim.
Të martën, 5 shkurt, në orën 9.15, Papa Françesku do të vizitojë katedralen e Abu Dabit dhe në orën 10.30, do të kremtojë meshën në Zayed Sports City. Në orën 12.40, ceremonia e lamtumirës në aeroportin presidencial të Abu Dabit. Në orën 13.00, nisja. Arritja në Romë parashikohet në orën 17.00, në aeroportin ndërkombëtar Roma-Ciampino.