Kërko

2018.12.19 Udienza Generale 2018.12.19 Udienza Generale 

Papa: do të jetë Krishtlindje nëse ndihmojmë të paktën një të varfër

Papa: "Të dashur vëllezër e motra. Gëzuar Krishtlindjen, të pasur me surpriza të Jezusit! Mund të duken surpriza të papërshtatshme e shqetësuese, por ato e kanë shijen e Zotit. Nëse i pranojmë, do t’i bëjmë vetes një surprizë të shkëlqyer”.

R.SH. - Vatikan

Gjatë Audiencës së Përgjithshme, mbajtur sot paradite në Vatikan, kushtuar kremtimit të Krishtlindjes, Papa Françesku mes tjerash tha: "Të kremtosh Krishtlindjen do të thotë të bëjmë si Jezusi, i cili erdhi për ne nevojtarët, dhe të pë përulemi e të shkojmë tek ata njerëz që na kanë nevojë për ne. Do të thotë të bëjmë si Maria: të besojmë, të jemi të bindur ndaj planit të Zotit, edhe pa e kuptuar se çfarë do të bëjë Ai. Do të thotë të bëjmë si Jozefi: të ngrihemi për të realizuar atë që Zoti dëshiron, edhe nëse nuk është sipas planeve tona" .

E pastaj në vazhdim të katekizmit Papa shtoi: "Do të jetë Krishtlindje nëse e gjejmë dritën në shpellën e varfër të Betlehemit. Nuk do të jetë Krishtlindje nëse kërkojmë e shikojmë shkëlqimin e jashtëm të ndritshëm të botës, nëse mbushemi me dhurata, dreka dhe darka, por nuk do të ndihmojmë së paku një njeri të varfër, që ngjan në Zotin, sepse në Krishtlindje Hyji erdh i varfër". Kështu tha mes tjerash Papa Françesku në audiencën e përgjithshme, e fundit e këtij viti, mbajtur paradite në Sallën e Palit VI në Vatikan, të cilën Ati i Shenjtë Bergoglio ia kushtoi Krishtlindjes.

"Të dashur vëllezër e motra – tha Papa duke u shprehur urimet shtegtarëve të pranishëm - Gëzuar Krishtlindjen, të pasur me surpriza të Jezusit! Mund të duken surpriza të papërshtatshme e shqetësuese, por ato e kanë shijen e Zotit. Nëse i pranojmë, do t’i bëjmë vetes një surprizë të shkëlqyer”.

19 dhjetor 2018, 11:36