Cerca

Vatican News
Takimi i Papës me presidentin sllovak Kiska Takimi i Papës me presidentin sllovak Kiska 

Në audiencë, tek Papa, presidenti sllovak Kiska

Ndër temat e diskutuara gjatë bisedimeve të përzemërta: kontributi i Kishës në Sllovaki në fushën e arsimit, ndryshimet klimatike, pritja e emigrantëve, paqja, siguria dhe bashkëpunimi në Evropë.

R.SH. - Vatikan

Sot Papa priti në audiencë, në Vatikan, presidentin e Republikës së Sllovakisë Andrej Kiska, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin, i shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta, u fol për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe për kontributin e Kishës në shoqërinë sllovake, veçanërisht në fushën e arsimit. Më pas, u shqyrtuan disa tema me interes të përbashkët, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe pritjen e migrantëve, në dritën e takimeve të fundit ndërkombëtare.

Së fundi, u fol për kontekstin ndërkombëtar dhe për paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë, duke pasur parasysh presidencën sllovake të OSBE-së në vitin 2019.

14 dhjetor 2018, 18:56