Kërko

Torta e ditëlindjes së Papës. Simbolikisht, urimet nga e gjithë bota Torta e ditëlindjes së Papës. Simbolikisht, urimet nga e gjithë bota 

Imzot Frendo i bën Papës urimet e ditëlindjes, në emër të shqiptarëve

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, përmes mikrofonit tonë, shpreh urimet e të gjithë shqiptarëve për Papën Françesku, në ditën e tij të lindjes.

R.SH. - Vatikan

Edhe Shqipëria e vogël, të cilën Papa Françesku e vizitoi të parën në Evropë, më 21 shtatorin e vitit 2014, i uron sot Atit të Shenjtë “Gëzuar ditëlindjen”. Katolikët e bëjnë këtë përmes kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendos, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit. Të dëgjojmë mesazhin e tij, në mikrofonin e Elidon Dodajt…

Dëgjo urimin e imzot Frendos...

 

17 dhjetor 2018, 14:10