Kërko

Pas sulmit në katedralen e Campinas Pas sulmit në katedralen e Campinas 

Afërsia e Papës pas masakrës në katedralen e Campinas

Në një telegram, Ati i Shenjtë ia beson mëshirës së Zotit viktimat e masakrës në katedralen e Campinas, 100 km larg San Paolos, në Brazil. Gjatë sulmit të një 49-vjeçari, që pastaj vrau veten, humbën jetën 5 vetë.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku është “thellësisht i prekur nga sulmi dramatik gjatë kremtimit të meshës në katedralen e kryedioqezës së Campinas”, në Brazil. Kështu lexohet në telegramin e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, për administratorin dioqezan të kryedioqezës.

Të mbizotërojë falja dhe dashuria

         Ati i Shenjtë ia beson “mëshirës së Zotit viktimat e masakrës” dhe siguron afërsi e ngushëllim shpirtëror për familjet, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe, për gjithë bashkësinë dioqezane. Françesku uron të shërohen sa më shpejt të plagosurit, duke i ftuar të gjithë që, në këtë çast dhimbjeje, ta gjejnë forcën në Krishtin e Ringjallur. Së fundi, Papa lutet që të mos mungojë shpresa në këtë orë sprove dhe falja e dashuria të mbizotërojnë mbi urrejtjen dhe hakmarrjen.

Masakra në katedrale

         Janë gjashtë, viktimat e masakrës së djeshme, me autor 49-vjeçarin, Euler Fernando Grandolpho, i papunë me probleme depresioni. Në përfundim të meshës së mesditës, hyri më armë në katedralen e Campinas – qytet 100 km larg San Paolos – duke vrarë 5 vetë e duke plagosur 3 të tjerë, para se të vetëvritej në këmbët e altarit kryesor.

13 dhjetor 2018, 17:05