Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018.11.05 Presidente del Paraguay 2018.11.05 Presidente del Paraguay  (Vatican Media)

Papa priti në audiencë Presidentin e Paraguait Benitez

Gjatë bisedimeve të përzemërta u nënvizua rëndësinë e vlerave të krishtera në historinë dhe në aktualitetin e vendit, duke përmendur posaçërisht promovimin social dhe mbështetjen e familjeve, luftën kundër varfërisë, korrupsionit dhe trafikut të drogës.

R.SH. - Vatikan

Sot paradite, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Papa Françesku priti në audiencë Presidentin e Paraguait, Mario Abdo Benitez, i cili pas audiencën me Atin e Shenjt u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta, u nënvizuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë e Paraguait, si dhe u theksua rëndësia e vlerave të krishtera në historinë dhe situatën aktuale të vendit. Në këtë kontekst, u vu në pah kontributi i rëndësishëm i Kishës lokale në favor të mbarë shoqërisë paraguaiane. Më pas bisedimet u përqendruan mbi situatën e vendit, duke iu referuar veçanërisht promovimit social e ndihmesës së familjeve, luftës kundër varfërisë, korrupsionit dhe trafikimit të drogës.

Gjatë bisedimeve, u trajtuan edhe tema tjera me interes të përbashkët në nivelin ndërkombëtar dhe rajonal.

05 nëntor 2018, 15:06