Versioni Beta

Cerca

Vatican News
 Kremtim në Bazilikën e Vatikanit Kremtim në Bazilikën e Vatikanit  (Vatican Media)

Veprimtaria e Papës gjatë tre muajve të ardhshëm

Përkujtimi i të vdekurve, i Gjithë Shenjtorëve, akti i nderimit të Zojës së Papërlyer, kremtimi i Krishtlindjes dhe Dita Botërore e Rinisë. Këto, disa nga veprimtaritë më të rëndësishme, që do të kryesohen nga Papa tre muajt e ardhshëm.

R. SH . - Vatikan

E ngarkuar me kremtime, veprimtaria e Papës Françesku nga muaji nëntor - në janar. Ndërmjet tyre, kujtojmë të premten, 2 nëntor, ditë e përkujtimit të të gjithë besimtarëve të vdekur, kur Papa do të kremtojë në orën 16.00, Meshën Shenjte në Varrezën Laurentine. Gjithë Shenjtorët, më parë! Më 8 nëntor, Dita Botërore e të Varfërve, Françesku do të kryesojë kremtimin eukaristik, në orën 10.00, në Bazilikën e Vatikanit.

Dhjetori, me Marinë e me Krishtin

Të shtunë, 8 dhjetor, solemniteti i Të Zënit pa Mëkat të Zojës së Bekuar, akti i nderimit të së Papërlyerës, në orën 16.00, në Sheshin e  Spanjës.

Të mërkurë, 12 dhjetor, Festa e Zojës së Guadalupes, Papa do të kryesojë, në orën 18.00, në Bazilikën e Vatikanit, Meshën Shenjte për Amerikën Latine.

Çaste kryesore të muajit dhjetor janë kremtimet me rastin e Krishtlindjes: të hënën, 24, Mesha Shenjte, në orën 21.30 e të martën, 25, në orën 12.00, Bekimi Urbi et Orbi – Romës dhe Botës, nga lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit.

Më 31 dhjetor, në orën 17.00, në Bazilikën e Vatikanit, Mbrëmësoret e para dhe Te Deum, në shenjë falënderimi për vitin e kaluar.

 Në janar Françesku do të jetë në Panama, me të rinjtë

2019-ta hapet të martën, më 1 janar, me solemnitetin e Marisë, Nënë e Zotit. Papa do të kryesojë Meshën Shenjte, në orën 10.00, në Bazilikën e Vatikanit.

Më 6 janar, pastaj, në orën 10.00, do të kryesojë, gjithnjë në Bazilikën e Vatikanit, kremtimin eukaristik në Solemnitetin e Dëftimit të Zotit, ndërsa më 13, Festa e Pagëzimit të Zotit, Meshën Shenjte në Kapelën Sikstine, në orën 09.30, me pagëzimin e disa fëmijëve.

Së fundi, një ngjarje tejet e pritur: nga 23 deri më 28 janar, shtegtimi Apostolik i Papës Françesku në Panama, për Ditën Botërore të Rinisë.

24 tetor 2018, 15:01